Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë serioziteti dhe vullneti në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka bërë të ditur se kryesuesi i seancës që vjen nga VV-ja, Avni Dehari, kërkoi para seancës së sotme që takimet për përpjekje rreth konstituimit të mbahen vetëm një herë në javë, dhe jo çdo 48 orë siç është përcaktuar në Rregullore.


“E shohim si indikacion shtesë që VV-ja nuk është absolutisht e interesuar ta bëjë konstituimin e Kuvendit”, deklaroi Bajrami.

Ajo gjithashtu tha se kanë refuzuar propozimin e tyre, derisa e quajti fatkeqësi dështimin e 17-të, duke mos u bërë asnjë përpjekje për tejkalimin e situatës. /Telegrafi/