LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Skandal që Martin Berishaj s’po dorëhiqet, ose shkarkohet

Bajrami: Skandal që Martin Berishaj s’po dorëhiqet, ose shkarkohet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar.

Ajo këtë e lidhi edhe me moslejimin e qeverisë për krijimin e komisionit hetimor.

“A e dimë që janë dhënë 120 milionë euro për energji, sot ka plasur skandali, është gjithandej, edhe qeveria nuk e lejon opozitën me ushtru të vetmen të drejtë qe e ka, Komisionin Parlamentar e cila i jep kompetenca opozitës për ta kontrollu qeverinë”, u shpreh Bajrami, në Klan Kosova.


Bajrami tha se është skandal që nuk po dorëhiqet apo nuk po shkarkohet ambasadori.

“Kryetari i LDK-së e ka thënë se hezitimi i VV-së për moslejim të komisionit hetimor po e bën të domosdoshëm. Ne e konsiderojmë skandal që zotëria nuk po jep dorëheqje ose që nuk po shkarkohet, për shkak se është emri i shtetit tonë. Ne nuk japim verdikte si parti politike, por kur emri i shtetit tonë është në pozitën që e kanë sjellë sot dhe besoj se e gjithë shoqëria është e befasuar me mosreagimin ose me mbrojtjen”, tha ajo.

Bajrami u shpreh se rezistenca e Grupit Parlamentar të VV-së për çështjen e Komisionit Hetimor, i rrit dyshimet.

“Rezistenca e grupit parlamentar të VV-së që mos me leju formimin e një Komisioni Hetimor, rrit dyshimet dhe konsideroj se formimi i tij është bërë i domosdoshëm dhe të formohet e ta shohim pse është keqmenaxhu kriza energjetike”, tha Bajrami.

Tutje, deputetja tha se iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria.

“Unë mendoj që është e domosdoshme. Iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria. Duhet të mësohemi si shoqëri t’i sakrifikojmë keqbërësit. Unë besoj që opozitarizmi jonë do të vijë duke u përshkallëzuar nëse kjo nuk pranohet. Duhet të formohet Komisioni Hetimor, para së gjithash është e drejtë kushtetuese e opozitës”, tha Bajrami.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori