LAJMI I FUNDIT:

Bajrami reagon ndaj Mujës, e quan ‘shpifës dhe i akuzuar për ryshfet’

Bajrami reagon ndaj Mujës, e quan ‘shpifës dhe i akuzuar për ryshfet’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me debatin për kontratat njëburimore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami e ka akuzuar Mujën për shpifje dhe përfshirje në një rast të mëparshëm të ryshfetit lidhur me akreditimin e kolegjeve private.

“Ky shpifësi tjetër, Armend Muja, ka qenë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallur kurrë i pafajshëm, por lënda i është vjetruar, mandej është bërë deputet i LVV. Ky pra është ai që shpif dhe më akuzon mua. Dërgoni lëndët në Prokurori, se unë kurrë s’kam qenë e akuzuar, as kurrë nën hetime,” ka shkruar Bajrami në reagimin e saj.


Reagimi i Bajramit erdhi pas konferencës për media të deputetit Armend Muja, ku ai prezantoi të dhënat lidhur me kontratat njëburimore për tenderët.

Murati publikon grafikë krahasimore për kontratat me procedurë të negociuar
Lexo po ashtu Murati publikon grafikë krahasimore për kontratat me procedurë të negociuar

Muja përmendi edhe periudhën kur Bajrami ishte ministre, duke theksuar se në vitet 2008 dhe 2015 kishte numër rekord të këtyre kontratave.

Sipas Mujës, numri i kontratave me procedurë të negociuar në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara.”

Ai argumentoi se të dhënat nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) tregojnë për një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim nën qeverisjen aktuale.

Ky përplasje publike mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së vjen në një kohë kur debati për procedurat e prokurimit publik dhe transparencën vazhdon të jetë një temë e nxehtë në diskursin politik në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Lajme
Kalo në kategori