Bajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e financave dhe masat që janë marrë gjatë mandatit të fundit.
Ajo ka theksuar se në vitin 2021 Qeveria ka dhënë 233 milionë euro për projekte si RTK-ja, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ndërmarrjet publike, dhe Fondi për Efiçiencë të Energjisë, por theksoi se shumica e fondeve të tjera nuk janë shpalosur për publikun.
“Në vitin 2021, po thotë i kemi dhënë 233 milionë euro, për RTK-në, për Fondin Kosovar për garanci kreditore, për ndërmarrje publike, Fondin për Efiçiencë të Energjisë, partitë politike dhe rimbursimin e mjeteve nga trusti. Prej të dhënave të Qeverisë del se 9 milionë e ka RTK-ja, në vitin 2023 Fondit ja kanë dhënë 22.6 milionë, ndërmarrjeve publike 24 milionë, trustit pensional, është 3 milionë, prej 233 milionëshit vetëm këto e dimë ku kanë shkruar tjerat nuk e dina. Nuk janë të shpalosura ku kanë shkuar tjera. Ish-kryeministri Hoti me shkrim e me gojë e ka bërë pyetje ku janë mjetet nuk ka pasur përgjigje”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.
Ajo gjithashtu ka thënë se nuk ka pasur asnjë reformë fiskale që të mbështesë bizneset dhe e kritikoi rritjen e tatimit në pronë dhe ndryshimet ligjore që dëmtojnë komunitetin e buxhetit.
“Sepse nuk ka bërë asgjë bre. Sepse kjo lidhet shumë me deficitin e madh tregtar. Mbështetja që iu është dhënë bizneseve ka qenë minimale. Ne nuk e kemi parë gjatë këtij mandati asnjë reformë fiskale, e cila ka shkuar në favor të bizneseve. Dy ligje kanë ndërruar, të dyja kanë shkuar në disfavor të komunitetit të buxhetit. Është rritur tatimin në pronë, që i ranë pishman dhe e shtyn për shkak të fushatës edhe për një vjet implementimin. Tjetra është ligji për administratën tatimore dhe procedurat, me pa se çfarë ka bërë me afat është sikur me trajtu biznesin me një partner të jashtëm, kështu ose një lloj oponenti që ti je në luftë të përhershme me të dhe ata kanë barriera nga më të ndryshmet. A e dini se rreth 1 miliardë janë politikat e subvencionimit. Unë kam një raport që tregon për subvencionimin e entiteteve publike. Do të thotë në vitin 2021 subvencionimi është diku 180 milionë euro. Është marrë parja e qytetarëve nuk është kthyer në shërbime, nuk është kthyer në investime kapitale, nuk iu është kthyer sektorit privat”, ka deklaruar Bajrami. /Dukagjni/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë