Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë.
Anëtarësi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit duke u kompletuar kështu formimi i institucioneve.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ku përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim, Bajrami vlerëson se është qasje e gabuar, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Çdo kund në pluralizëm ka taktika politike, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, nënkryetar për 17 vite e quaj të gabuar logjikën e PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën ku themelohen institucionet. Nuk është kjo esenca e PDK-së, nuk është kjo origjina dhe filozofia që ne e kemi ndërtuar. Partia Demokratike është parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet të bojkotoje asnjë seancë ku zgjidhen institucionet shtetërore, ajo mund të votojë kundër, mund të abstenojë por asesi të bojkotojë themelimin e institucioneve shtetërore për të cilat PDK ka dhënë kontribut dhe është partia kryesore shtetformuese”, thotë Bajrami.
Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet për braktisje të seancave të Kuvendit në të cilat vendoset për kryetarin e shtetit.
“Ky shtet është krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, në momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi përgatitu deklaratën e pavarësisë ne kemi shkruar Kushtetutën dhe neve nuk na lejohen gabime të braktisim seancat me politika adoleshente dhe të tregojmë papjekuri politike dhe të zbehim karakterin tonë shtetëror”, thotë Bajrami.
Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe një vit më parë kur e ka përkrahur rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë.
“U kam sugjeruar miqve të mi edhe në kohë pandemie që mos të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie (mars 2020), në kohë të një krize kombëtare, të abstenojnë dhe të tregojnë lidership dhe ta lënë këtë si një problem, konflikt të brendshëm, në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe nuk më kanë dëgjuar, kanë gabuar dhe e kanë pranuar se kanë gabuar”, thotë Bajrami.
Megjithatë, Bajrami thotë se PDK do të duhej të kalonte këto gabime dhe të angazhohej për një opozitë të fortë për çka tha se të njëjtit kanë përvojë.
Bajrami nuk sheh opozitë të bashkuar PDK-LDK.
“Është mirë që kjo opozitë të jetë shumë aktive, nuk po flas për një opozitë të bashkuar sepse unë sa i njoh këto dy parti (PDK-LDK) në opozitë nuk mund të bashkohen sepse kanë probleme, por besoj fuqishëm që Partia Demokratike do të konsolidohet si opozitë dhe do ta rikthejë përvojën e kabinetit të qeverisjes së mirë të viteve 2005-2007, kur përmes kabinetit të qeverisjes së mirë ka arritur që të ndërtoje politika alternative dhe të fitojë besimin e popullit dhe të fitojë zgjedhjet”, shton Bajrami.
Arsim Bajrami, deputet ne pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe dy herë ministër, e sheh pozitive një qeveri me shumicën në Kuvend meqë siç thotë ai, ndërpritet praktika e shpeshtë e rrëzimit të qeverive me mocione mosbesimi.
Ai shton se qeveria e zgjedhur, në krye me Albin Kurtin duhet të tregohet e përgjegjshme dhe, siç thotë ai, të largojë arrogancën politike, e pushtetin ta kuptojë si besim duke u transformuar në shërbim të qytetarëve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës