Ministrja e Tregtisë dhe Industirsë, Hykmete Bajrami, duke u thirrur në të dhënat e Bankës Qendrore, ka treguar se në vitin 2015 në Kosovë ka pasur 338 milionë euro investime të huaja.
Ka thënë se kjo është një e arritur e kënaqur në krahasim me vitet paraprake, por ajo që e bën të jetë e pakënaqur për këtë proces është se pjesa më e madhe e këtyre investimeve është fokusuar në patundshmëri.
Në “Puls” të KTV-së, ministrja Bajrami ka treguar se “janë notuar institucionet me nota të ulëta dhe të larta sa i përket reformave për përmirësim të ambientit të biznesit”.
“Kemi ende vonesa rreth marrjes së lejes për ndërtime. Ministria e Ambientit dhe Komunat duhet ta rregullojnë këtë sferë”, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka thënë se nuk beson se ka dështuar “Projekti Brezovica”.
“Deri në fund të majit investitorët kanë afat, dhe besoj se do t’i gjejnë paratë. Le të shohim deri në fund të muajit maj”, ka thënë ajo.
Sa i përket Projektligjit për naftë, ajo ka thënë se është kthyer për shkak të interesave personale të individëve.
“Nuk është e vërtetë që do të ketë monopol me këtë projektligj. Ka keqinterpretim të këtij ligji nga interesat e ngushta të kompanive. Duhet të vendoset një kriter që çdo operator të ketë depo që të kontrollohet kualiteti i naftës. Duhet t’i pyesni deputetët, t’i pyetni ata pse e kanë larguar këtë projektligj”, ka thënë ajo, përcjell Koha.net. “Jam duke punuar që të bëhet krejt kalibrimi, në mënyrë që litri i naftës e benzinës të jetë litër”.
Për rastin e njehsorëve të rrymës dhe arrestimet e zyrtarëve, ajo ka thënë se ka dal një raport i cili tregon shumë gjëra.
“Prokuroria është duke u hetuar për njehsorët që mendohet se nuk bëjnë matjen e sakta. I është hequr edhe licenca operatorit për importimin e orëve. Unë jam intervistuar edhe pse nuk kam qenë ministre kur ka ndodhë skandali. Me kërkesë të prokurorisë kemi formuar komision i cili i ka dhënë të drejtë drejtorit për heqjen e licencës së operatorit por gjithashtu në raport thuhet se ka pas shkelje edhe gjatë dhënies së licencës”, ka thënë ajo, teksa ka treguar se megjithatë janë bërë analiza të orës edhe në Holandë.
“Sipas Institutit të Holandës prej 38 kritereve, vetëm tri kritere nuk i plotësojnë këto njehsorë, mirëpo nuk munden me garantu nëse këto tri kritere mund të ndikojnë në saktësinë e orëve”.
Bajrami ka folur për Agjencinë për Pronën Industriale, për të cilën ka thënë se e ka gjetur me 24 mijë aplikacione.
“Kanë pritur njerëzit deri në 4 vjet për të regjistruar markën tregtare”, ka thënë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos