LAJMI I FUNDIT:

Bajrami në 50 vjetorin e Institutit të Historisë: Ka ardhur koha që ta shkruajmë historinë reale të Kosovës

Bajrami në 50 vjetorin e Institutit të Historisë: Ka ardhur koha që ta shkruajmë historinë reale të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka përgëzuar Institutin e Historisë për punën e palodhshme për 5 dekada me radhë, njëherësh theksoi se nuk ka rrugë më të mirë në shënimin e përvjetorit të punës së këtij Instituti se sa përmes një konference të nivelit të lartë.

Duke folur për rëndësinë e themelimit të këtij Instituti këtu e 50 vite më parë, ministri Bajrami ndër tjera tha “padyshim që themelimi i Institutit të Historisë ka qenë një moment kthese në emancipimin politik, kulturor, shkencor dhe në rreshtimin në rrugën e vështirë të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës dhe të shprehim respekt, në radhë të parë për themeluesit që s’janë më në mesin tonë, por jetojnë me ne, veçanërisht themeluesin akademik Ali Hadri”.


Më tutje, ministri Bajrami shtoi se pesë dekada pune, janë dekada të krenarisë së Institutit dhe një kohë reflektimi për rolin që duhet ta ketë ky Institut sot. “Duke qenë të vetëdijshëm që po e përmbyllim epokën e lirisë dhe pavarësisë ne, duhet ta mbështesim këtë Institut që t’i përgjigjet nevojave të kohës, të realizojë me sukses projektin që e kemi nisur”.

Bajrami tha se Ministria e Arsimit ka mbështetur dhe do ta mbështesë Institutin e Historisë në aktivitetet dhe punën shkencore. “Tashmë ka ardhur koha që ta shkruajmë historinë reale të Kosovës, e cila do të përshkruajë rrugëtimin dhe vuajtjet e popullit shqiptar të Kosovës, si një popull liridashës, që ka luftuar për kauzën kombëtare”, tha ministri Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori