LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Mustafa refuzoi dorëheqjen, prandaj u rrëzua

Bajrami: Mustafa refuzoi dorëheqjen, prandaj u rrëzua

Shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, i ka prirë nismës së opozitës për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, iniciativë kjo që triumfoi të mërkurën që lamë pas.

Pakkush mund të kishte besuar se koalicioni PDK – LDK do të rrëzohej nga opozita kosovare, e cila kishte arritur t’i mbledhë 42 nënshkrime të deputetëve.

Por, gjithçka ndryshoi kur kjo iniciativë u përkrah nga partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK-ja), e cila votoi për shkarkimin e Qeverisë, pjesë e së cilës ishte përreth dy vjet e gjysmë.


Pasi Qeveria u rrëzua me 78 vota të deputetëve, duke përfshirë këtu edhe votat e deputetëve të opozitës, PDK-së dhe minoriteteve, LDK-ja akuzoi partinë më të madhe në vend se qëndron prapa mocionit të opozitës.

Por shefja e deputetëve të “Nismës”, Valdete Bajrami, gjatë një interviste për “Zërin” mohon që kishin marrëveshje me partinë e Kadri Veselit për ta rrëzuar Mustafën. Ajo thotë se këtij të fundit ia ofruan alternativën për t’u dorëhequr, por pasi nuk e pranoi, Qeveria u rrëzua në Kuvend.  /Zëri/