LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Mustafa e tradhëtoi elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet

Bajrami: Mustafa e tradhëtoi elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami iu ka përgjigjur kryeministrit Mustafa, duke thënë se është dëshmuar se kush ka tradhtuar elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet.

Derisa Mustafa ka thënë të premten se nuk i frikësohet atyre që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, pasi ata kanë probleme me ligjin.

Ndërsa, Bajrami i është përgjigjur kryeministrit se “U dëshmua se kush e tradhëtoi elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së…”.


Postimi i plotë i deputetes Bajrami:

“U dëshmua se kush e tradhëtoi elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, me ata të cilët sipas juve ishin kapësit e shtetit, e që partia juaj i bëri kryetar kuvendi e kryetar shtetit, por ja që për të ardhë në pushtet lakmia juve ia mbylli sytë dhe mashtruat me ato premtime të cilat nuk i mbajtët.

Është mirë të merresh edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur me stafin që i ke aty se karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë” (sic), ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori