Bajrami: LVV ka ndryshuar strategjinë, tash kërkon emrat për Komision për votim të fshehtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas ndërprerjes së seancës konstituive tha se Lëvizja Vetëvendosje tash ka ndryshuar strategjinë, duke mos e prezantuar kandidaten për kryeparlamentare, por duke kërkuar emrat për Komisionin zgjedhor për votim të fshehtë.
Ajo tha se që nga 15 prilli kanë mbajtur seancë çdo 48 orë.
“Tash LVV ka ndryshuar strategjinë.... në vend që të vendos emrin e Albulena Haxhiut, tash po kërkon votë për një Komision për votim të fshehtë”, tha ajo.
Bajrami tha se tashmë e kanë argumentuar se ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë procesit të votimit është shkelje.
“Dhe ne nuk do të bëhemi pjesë e një shkeljeje të tillë”, tha ajo.
Bajrami tutje shtoi se LDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































