Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se si Qeveri kanë marrë për bazë disa amendamente të deputetëve të partive të ndryshme parlamentare për Buxhetin 2021.
Ajo ka bërë të ditur se janë parashikuar 40 milionë euro shtesë për vaksinat kundër Covid-19.
Po ashtu ajo tha se kanë trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale.
“Kriza me pandeminë Covid-19 siç duket do të vazhdojë edhe në tre muajt e parë të vitit 2021. Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, aty nga të gjitha grupet parlamentare u aprovuan disa amendamente që janë si çështje si ma vitale. Psh, reflektuam koston e vaksinës që nuk ka qenë e inkorporuar në Buxhet, sepse në kohën kur e kemi përgatitur buxhetin nuk kanë qenë të aprovuar vaksinat. Do të thotë janë 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës në mënyrë që të blihen doza për të gjithë qytetarët e vendit. Gjithashtu kemi trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale. Dhe disa amendamente të tjera të cilat kaluan me aprovim të deputetëve të komisionit dhe ne u detyruam të gjemë burimet”, tha ajo, transmeton KP.
Ajo kërkoi nga deputetët që të mos procedojnë me amendamente të tjera për arsye se nuk do të ketë mundësi të zbatohen për shkak të limiteve buxhetore të cilat i kanë
Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se janë pajtuar si komision që t’i rekomandojnë Kuvendit që të mbështeten vetëm amendamentet që kanë kaluar në Komision, për shkak që nuk ka kohë të mjaftueshme.
“Janë rreth 138 amendamente që janë pa përkrahje të komisionit. Ne si komision duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi jemi dakorduar njëzëri anëtarët e komisionit që të shqyrtojmë vetëm disa prej amendamenteve që kemi llogaritur që mund të jetë esenciale në mënyrë që të kalojë buxheti. Kurse pjesa tjetër është lënë që të bëhet në rishikim dhe të përcaktohet sipas prioritetit që mund të jenë në rishikim. Pra për të evituar një situatë ku shqyrtimi i 150 amendamenteve një nga një na merr kohë më shumë se 3 ditë, por edhe në seancë dhe të evitohet situata kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mund të publikohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje pa një buxhet të miratuar jermi pajtuar si komision që t’i rekomandojmë Kuvendit që të procedohet pa asnjë ndërhyrje tjetër vetëm me amendamentet që kanë marrë mbështetjen e Komisionit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?