Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Shyqeri Bytyqit.

Bajrami shpreson se Qeveria e re do të ketë në prioritet arsimin në Kosovë.


Ai tha se në këto tri vite ka pasur investime dhe të arritura të mëdha në fushën e arsimit, mirëpo pranoi se gjendja arsimit nuk është e kënaqshme.

21729744 1431932476926026 2118754566 o

Bajrami njoftoi pasardhësin e tij se ka krijuar partneritet me shumë universitete nga Amerika.

Ai porositi që të punohet shumë në cilësinë e arsimit, duke përmendur rezultatet e testit Pisa.

"Sot kur po e dorëzoi mandatin po e pranoj se cilësia e arsimit është e ulët, mirëpo ne për këto tri vite parandaluam rrënimin e arsimit", tha Bajrami.

Ministri i ri Bytyqi tha se është një nder i jashtëzakonshëm të pranohet një detyrë kaq e rëndësishme.

21730042 1431932620259345 1792309543 o

"Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në arsim, mirëpo jam i vetëdijshëm se ka pasur rezultatet në mandatin tuaj por ka edhe një mal problemesh. Ne do të vazhdojmë të punojmë që arsimi ta merr një rrugë të mirë dhe të duhur”, tha ai.

Prioritet sipas tij do të jetë respektimi i legjislacionit në çdo nivel, si dhe të ngritët cilësia e arsimit. Ai tha se presin që të dalin në rangim më të mirë në Pisa.