LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Alarm, brenda një dite nënshkruhen pesë kontrata sekrete

Bajrami: Alarm, brenda një dite nënshkruhen pesë kontrata sekrete

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti, se po nënshkruan kontrata sekrete.

Sipas deputetes, brenda një dite janë nënshkruar pesë kontrata sekrete, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e saj, deputetja ka kërkuar nga prokuroria që të heton rastet.


“Alarm, brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete. Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore”,  shkruan ajo.

Tutje, deputetja e LDK-së pohon se vetëm sot “Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë”..

Më tej, ajo ka theksuar se po dëmtohet buxheti i shtetit dhe se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupsioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe po deformohet konkurrenca e drejtë në treg”, shton mes tjerash ajo.

Bajrami ka publikuar edhe kontratat njëburimore, që sipas janë nënshkruar sot:

❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË NDËRHYRJE RESTAURUESE DHE KONSERVUESE- HANI I FAMILJES ZAJMI/ 9037.20 euro/

❌ AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT/ ANGAZHIMI I OFRUESIT TË SHËRBIMEVE PROFESIONALE PËR PROCESIN E LIKUIDIMIT PËR TË GJITHA NSH-TË ASETET NËN ADMINISTRIMIN E AKP-SË/ 249,900.00 euro/

❌ QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVËS/ PUNË SHTESË TË KONTRATËS RENOVIMI I KLINIKËS SË KARDIOKIRU-RGJISË NË QKUK/ 74,572.83 euro/

❌ MINISTRIA E KULTURËS/ FURNIZIM ME PAJISJE PUNE DHE MATERIALE TË NEVOJSHME PËR RESTAURIM-KONSERVIMIN E ARTEFAKTEVE DHE KABINETEVE PËR MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS- RITENDERIM I DYTE/ 65,000.00/

❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH-POSTËS NË MITROVICË/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH POSTËS NË MITROVICË/ 8,197.12 euro/

Gjithashtu, ajo ka shkruar se Qeveria ka ulur pagat e personelit të AKP-së.

“Për informacion të të gjithëve kjo Qeveri i ka ulë pagat e personelit të AKP-së. Tash me kontratë njëburimore paska blerë shërbime profesionale në shumë 250 mijë euro, me shumë gjasë do të dalin të jenë militantë të LVV-së sikur te rasti i KEK-u, derisa në AKP janë dhjetëra punëtorë që kanë përvojë pune mbi 20 vjet e janë të thirrur me e kry këtë punë.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori