Të kesh fëmijë është dhurata më e mirë që të bëhet nga perëndia, por nëse fëmijët shkojnë në rrugën që t’i do atëherë kjo gjë është e jashtëzakonshme.
Shumë banor të Kosovës lanë vendlindjen e tyre dhe u drejtuan kah shtetet e perëndimit për një jetë më të mirë, por në asnjë moment nuk e harruan Kosovën.
I tillë është edhe Bajram Sylejmani nga Cërrnica e Gjilanit, i cili jeton dhe vepron në Hannover të Gjermanisë më shumë se 20 vite.
Bajrami është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali dhe tani pas 20 viteve fëmijët e tij po e bëjnë edhe më shumë krenar.
Gëzimi i parë për Bajramin është vajza Adelina e cila ka mbushur 23 vite dhe tani po merret me futboll.

Adelina luan tek skuadra e qytetit Hannover dhe së fundmi është edhe pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës.
Fëmija i dytë është Valmiri, apo djali më i famshëm në familjen Sylejmani i cili është pjesë e Hannoverit.
21-vjeçari është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës nga viti 2015 dhe është futbollisti i tretë më i ri në histori të futbollit gjerman që ka debutuar në Bundesliga.
Ndërkohë fëmija i fundit në familjen e Bajramit është Egzona që ka 17 vite dhe për dallim nga dy të parët kjo merret me sportin e Hendbollit.

Ashtu si vëllai dhe motra e madhe, Egzona ka pranuar të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll.
E pasi fëmijët e tij po kontribuojnë për shtetin e tij të lindjes, Bajrami thotë se është krenar për një gjë të tillë.
“Nuk ka gjë më të mirë se sa fëmijët ta përfaqësojnë shtetin e lindjes. Unë jam një baba krenar dhe shumë i lumtur kur i shoh fëmijët e mijë me fanellën e Kosovës”, thotë Bajram Sylejmani për Telegrafin.
Valmiri përpos Përfaqësueses A të Kosovës ka luajtur edhe me grupmoshat U21, ndërsa në çdo ndeshje si të Valmirit ashtu edhe të vajzave Bajrami vije nga Gjermania në stadium për t’i përkrahur.
“Unë punoj në Gjermani por gjithmonë kur ka ndeshje Kosova, si Valmiri ashtu edhe Adelina e Egzona marr pushim dhe vijë t’i përkrahi nga afër”.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme që nuk përshkruhet me fjalë kënaqësinë që kam kur i shoh duke luajtur për Kosovën”, u shpreh Bajrami.

Valmiri ka qenë pjesë e grupmoshave të Gjermanisë, U17, U18 dhe U19, ndërsa në momentin e pranimit të Kosovës ai zgjodhi ta përfaqësoj vendlindjen e babait të tij.
“Kur kam qenë fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj për Kosovën ose Shqipërinë”.
“Në momentin e pranimit të Kosovës më nuk kam pasur dilema dhe kam ardhur me qejf të luaj për vendin tim. Jam krenar që barti fanellën e Kosovës dhe që mund të jap kontributin tim për këtë vend”, u shpreh Valmiri për Telegrafin.

21-vjeçari thotë se ka luajtur edhe me grupmoshat e Gjermanisë me yje të mëdhenj si Sane, Werner, Brandt e Tah por si te Kosova nuk është ndjerë asnjëherë.
“Kam luajtur me shumë futbollistë të mëdhenj te Gjermania, por ndjenja që të jep grumbullimi me Kosovën është e papërshkrueshme. Jemi një grup i mirë i futbollistëve dhe është kënaqësi sa herë që grumbullohemi”, tregon Valmiri.

E në ndeshjen e fundit të Përfaqësueses së Kosovës femrat ndaj Malit të Zi, ishte nga minuta e parë në fushë edhe motra e madhe e Valmirit, Adelina.
Adelina thotë se është kënaqësi për të që të grumbullohet me Kosovën dhe lavdëron pritjen që iu është bërë.
“Për mua është kënaqësi e madhe që jam pjesë e Kosovës. Që nga dita e parë më kanë pritur shumë mirë dhe jam e lumtur për këtë”.

“Të luaj për vendlindjen time dhe të babait tim është diçka e madhe, shpresoj që ta ndihmoj vendin tim sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi Adelina.
Fëmija i fundit në familje është Egzona e cila nuk i ka ndjekur hapat e Adelinës dhe Valmirit për futboll, por megjithatë po merret me sport, pasi është një hendbolliste e suksesshme.

Edhe pse në moshë ende të re, Egzona është grumbulluar nga Kosova dhe për këtë është krenare.
“Kur kam marrë ftesë për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës ka qenë një moment special. Është krenari për mua të jem pjesë e Kosovës”, ka përfunduar Egzona.
Familja Sylejmani nga Cërrinca e Gjilanit ka kontribuar shumë edhe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pasardhësit e tyre tani po e bëjnë një kontribut tejet të madh në sport, pasi sporti është ambasadori më i mirë i një shteti. Ju lumtë. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri