LAJMI I FUNDIT:

Baily përfundon misionin e ambasadorit të SHBA-ve, falënderon Maqedoninë e Veriut për miqësinë

Baily përfundon misionin e ambasadorit të SHBA-ve, falënderon Maqedoninë e Veriut për miqësinë

Ambasadori amerikan Jess Bayli i cili po largohet nga vendi, në profilin e tij në Twitter u falënderuar shtetin e Maqedonisë së Veriut, për mikpritjen, miqësinë që ka treguar.

Jess Baily ishte konfirmuar si ambasador i SHBA-së në Maqedoni, nga ana e Senatit në dhjetor të vitit 2014. Në vend ai arriti nga Ankaraja ku ishte kryerës i detyrës si ambasador.


Baily në janar të këtij viti publikoi se e braktis Shkupin në fillim të muajit mars, ndërsa pastaj edhe do të pensionohet nga puna në Departamentin e Shtetit pas 34 viteve stazh pune.

Si ambasadore të ardhshme në vend, e cila do ta zëvendësojë Bailyn, presidenti i SHBA-së Donald Tramp e ka nominuar Kate Marye Birnes. Ajo është diplomate me karrierë, ndërsa për momentin është zëvendëshefe e misionit në ambasadën e SHBA-së në Greqi.

Paraprakisht, ajo ka qenë zëvendës-shefe e misionit dhe zëvendës-përfaqësuese e përhershme në misionin e SHBA-së në seli të OSBE-së në Vjenë. Në karrierën e saj ajo ka punuar në ambasadën amerikane në Madrid, Spanjë, pastaj për detyrë diplomatike ka qenë në Afganistan dhe në selin e NATO-s në Bruksel. Birns e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori