Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Bajramit të Madh.
Në urimin e Bahtirit thuhet se pas Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, uroj që të kemi respekt ndaj njëri-tjetrit, që të jetojmë në harmoni me të tjerët, që të ndihmojmë edhe më shumë njerëzit në nevojë, që të jemi më të urtë e më të mençur në përballimin me sfidat që na presin, sidomos neve këtu në Mitrovicë.
Urimi i plotë i Bahtirit:
Urimi i kryetarit Bahtiri për Festën e Bajramit të Madh
Qytetarë të nderuar të besimit mysliman,
Të nderuar drejtues të Bashkësisë Islame në Mitrovicë,
Me kënaqësinë më të madhe, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emrin tim personal, ju uroj Festën e Bajramit të Madh, festë kjo më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët.
Jam i bindur se kjo festë e madhe që përmbyll Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, do t’i gëzoj dhe gjej të lumtur të gjithë besimtarët e fesë islame, të cilët gjatë ditëve të gjata e të nxehta që mbretëruan gjatë këtij muaji të bekuar, duke kryer obligimin e tyre të agjërimit, treguan devotshmërinë, përkushtimin dhe dashurinë e tyre të madhe ndaj Zotit të plotfuqishëm.
Të shpresojmë se për këtë dashuri dhe besim të shprehur, Zoti do të na shpërblej, duke na udhëzuar që të jemi edhe më të devotshëm në të ardhmen.
Duke qenë se kremtimi i kësaj feste na jep emocion të veçantë, na jep elan dhe na mobilizon maksimalisht në punët tona fetare dhe të tjera, uroj që të kemi respekt ndaj njëri-tjetrit, që të jetojmë në harmoni me të tjerët, që të ndihmojmë edhe më shumë njerëzit në nevojë, që të jemi më të urtë e më të mençur në përballimin me sfidat që na presin, sidomos neve këtu në Mitrovicë.
E pra qytetarë të nderuar të besimit myslimanë dhe ju drejtues të Bashkësisë Islame, gjithmonë paçi në shtëpitë tuaja mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Zoti e bekoftë Mitrovicën dhe qytetarët e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë