Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka thënë se nëse partia e tij bën koalicion me PDK-në, ai do të largohet nga AKR-ja.
“Unë do ta mbrojë mendimin tim deri në fund, unë jam për ta luftuar të keqen. Ne do të marrim vendim të përbashkët, por në nëse AKR-ja shkon me PDK-në, Pacolli, Agim Bahtirin nuk do ta ketë më”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
Tutje Bahtiri, ka thënë se “Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet”.
“Unë i përkrahi të rinjtë, ata i kanë 70% të rinj – ata e kanë një frymë për ta mundur të keqen. Po mendoj se AKR duhet ta ketë këtë qëndrim, që të shkoj në këtë drejtim”, tha ai.
Bahtiri ka thënë se partia e tij nuk është duke negociuar për një koalicion paszgjdhor me koalicionin PDK-AAK-NISMA.
“Jo, asnjë diskutim nuk është bërë në këtë drejtim. Dje jam takuar me Behgjet Pacollin, kemi diskutuar gjatë për këtë çështje, është punë e kryer ne nuk shkojmë në koalicion ku janë Partia Demokratike të Kosovës”, ka thënë Bahtiri, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Unë do ta jap pëlqimin tim për të shkuar në PDK – ky opsion do të dështojë gjithmonë”, tha ai.
Tutje Bahtiri ka thënë se vendimet do t’i marrin si koalicion dhe jo në mënyrë individuale.
“Ne jemi koalicion dhe si koalicion do t’i marrim vendimet. Vendimet do t’i marrim pasi të certifikohen zgjedhjet dhe kur ta diskutojmë sa deputetë i kemi. Pastaj do të ulemi dhe do të diskutojmë se cilit grup apo parti do t’i bashkangjitemi”, tha ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë