Raportet aktuale mes komunave në Kosovë, çfarë do të përfitonin qytetarët nga një komunikim më i mirë mes këtyre komunave, cilat probleme mund të zgjidhen përmes këtij komunikimi, si dhe të ngjashme, ishin temat që u diskutuan gjatë konferencës “Bashkëpunimi mes komunave” që u mbajt të enjten në Mitrovicë.
Në këtë konferencë të organizuar nga ‘RTV Mitrovica’ dhe ‘TV Mir’ nga Leposaviqi, kanë marrë pjesë ambasadorë të ndryshëm dhe kryetarë shqiptarë e serbë të komunave të Kosovës.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, ka bërë të ditur se prej ardhjes së tij në pushtet në Mitrovicë është krijuar një ambient tjetër, fal bashkëpunimit të ngushtë me homologun e tij nga veriu, por edhe me qytetarët.
Sipas tij, nuk duhet dëgjuar qëndrimet e Prishtinës dhe as të Beogradit, sepse kryetarët, por edhe qytetarët e Mitrovicës, i njohin problemet më mirë sesa Prishtina zyrtare dhe Beogradi.
“Duke punuar ngushtë me Rakiqin dhe me çdo qytetar, ne kemi krijuar një ambient tjetër në Mitrovicë… Neve nuk na intereson fort as Prishtina dhe as Beogradi, por duhet me na interesu qytetarët e rëndomtë… Prandaj duhet ftuar edhe kryetarët tjerë, por edhe qytetarët e vullnetit të mirë të na bashkëngjiten në krijimin e kushteve për të jetuar të gjithë njësoj…Bashkëpunimi mes kryetarëve kishte me pas një progres jashtëzakonisht të fuqishëm, por edhe i qytetarëve, sepse problemet ne i dimë më mirë sesa Prishtina dhe Beogradi”, ka thënë Bahtiri.
Nenad Radosavleviq, këshilltar i komunës së Leposaviqit, potencoi se serbët e veriut akoma nuk ndjehen të sigurtë, përkundër investimit ndërkombëtar në Kosovë. Ai tha se mbijetesa dhe perspektiva për bashkimin me Serbinë janë pothuajse problemet kryesore të regjistruara në kokat e serbëve të asaj pjese, ndërsa kritikoi OSBE-në dhe UNMIK-un se nuk kanë punuar asgjë deri tani në Kosovë.
“E tërë dilema ka të bëjë me çështjen e Bashkësisë së Komunave serbe. Unë kisha dashur që në fillim të përshkruaj se ç’është ajo në kokat e njerëzve serbë që jetojmë në veri të lumit Ibër dhe me çka jemi të preokupuar. Para së gjithash është qëndrueshmëria dhe mbijetesa. Ne nuk jemi të sigurtë me gjithë këtë që është bërë në hapësirën e Kosovë, se e tërë kjo është një perspektivë e sigurtë për ne dhe se neve nuk do të na ndodhë diçka që ka ndodhur para dhe gjatë vitit 1999. Tjetra që është në kokat tona është perspektiva e bashkimit me Serbinë, për çka mund të them se shumica e popullatës mendon kështu.
Dhe çështja tjetër kryesore është se njerëzit në atë pjesë të cilët duan formimin e Bashkësisë së komunave serbe, është që krijimi i pozitave të mira për marrjen e pushtetit…Pa marr parasysh se OSBE-ja, UNMIK-u mund të pohojnë se kanë bërë punë të mirë në Kosovë, unë them se ata nuk kanë kryer punën si duhet, sepse sikur ta kishin kryer punën mirë, zgjedhjet të cilat janë mbajtur, do të mbaheshin në mënyrë fer dhe të drejtë, njerëzit do të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre të vërtetë, me ç’rast do të realizohej bashkëpunimi më i mirë mes komunave si në veri ashtu edhe në jug”, theksoi Radosavleviq.
Në anën tjetër, Naim Ismajli, kryetar i komunës së Shtimes, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka përgëzuar organizatorët e kësaj konference, duke e quajtur takimin e sotëm me peshë të veçantë. Ai ka thënë se mos pranimi i shtetit të Kosovës nga Serbia, pastaj deklaratat e vazhdueshme se nuk do ta njohin Kosovën edhe në të ardhmen, janë elemente kyçe të cilat injektojnë popullatën serbe këtu për mos bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional.
“Ekzistojnë 99 arsye që ne të kemi bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe mund të ekzistojë një arsye pa arsye e cila mund të jetë sfidë dhe të na pengojë në zgjerimin e bashkëpunimit tonë ndërkomunal…Bashkëpunimet zgjerojnë mundësitë për të qenë më efikas karshi shërbimeve të qytetarëve…Mos pranimi nga Serbia, deklaratat gjithmonë së s’e njohim dhe nuk do ta njohim Kosovën, janë ato të cilat injektojnë këtë pjesë ta quaj të refuzimit dhe e cila nganjëherë shfaqet, është e pamundur të mos shfaqet, dhe kalon përtej mandatit të të qenit kryetar.
Të merresh me një politikë, pastaj me një tjetër, në kuptimin e asaj që pastaj mund të prodhojë barriera të komunikimit praktik. Këtu është problemi, këtu është sfida. Mendoj se duhet të merremi me 90 për qind të problemeve tona, t’i zgjidhim kërkesat që kemi para qytetarëve, dhe pastaj koha e tregon pozicionimin të asaj se një ditë do të mbyllet edhe ky kapitull, sepse bisedimet po vazhdojnë”, tha Ismajli./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos