Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se është i befasuar me padinë që i ka bërë Presidenti Hashim Thaçi.
Bahtiri ka thënë se ka pritur nga Thaçi që këtë ta bënte dikur ndaj ish anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
“Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt”, ka shkruar Bahtiri në një postim në Facebook.
“Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi”.
Më tej kreu i Komunës së Mitrovicës ka thënë se “Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19”.
“Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën”.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deponuar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, pak ditë pasi ky i fundit dha deklarata për vëllavrasje.
Presidenti Thaçi në kallëzimin penal ka theksuar që “deklarata e Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shkaktuar kanosje të dhunës me tentim që, të ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës; të përmbysë institucionet më të larta shtetërore në Republikën e Kosovës; të pengojë Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare të tij; të detyrojë Presidentin në moskryerjen e veprimeve nga fushëveprimi i detyrave të tij”.
Më datën 30 mars 2020, Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do ta lëshojnë Qeverinë pa zgjedhje, duke përmendur edhe vëllavrasjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë