Bahtiri, Haradinajt për mungesë të rrymës: Intervenoni sa nuk është bërë vonë, qytetarët po rrezikohen nga të ftohtit
Po bëhen katër ditë që nga djegia e trafos të Trepçës, dhe qytetarët e Mitrovicës po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Ndonëse në KEDS deklaruan se mbi 85 për qind e konsumatorëve janë duke u furnizuar me energji elektrike, këtë e ka hedhur poshtë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka thënë se gjendja nuk është e mirë.
Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të intervenoj që sa më parë të lëshohet energjia elektrike, ose përndryshe siç u shpreh ai do të ketë pasoja tek qytetarët.
“Mitrovica është një situatë të rëndë dhe qytetarët janë duke u ngrirë që katër ditë pa energji elektrike, kjo është papërgjegjësi e Qeverisë së Kosovës. Kërkoj nga kryeministri i vendit, sa nuk është bërë vonë që të vdes dikush nga i ftohti dhe acari që është në Mitrovicë, që sa më shpejt ta dërgojë njësinë speciale urgjente që të shpëtojë pa vdekur dikush në mungesë të energjisë elektrike”, ka deklaruar Bahtiri.
Ai ka theksuar se kjo gjendje në Mitrovicë është turpi i turpit. Mungesa e energjisë elektrike u ka shkaktuar humbje të mëdha edhe bizneseve në qytetin e Mitrovicës.
Kujtojmë se shkaku i djegies së trafos, në minierën e Trepçës mbetën të ngujuar mbi 100 minatorë 700 metra nën tokë, por fatmirësisht askush nuk ishte lënduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova