Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tashmë e ka futur diplomën në xhep. Këtë vit ai i ka përfunduar studimet për menaxhment dhe ekonomiks në kolegjin “Biznesi”.
Gazeta Fjala, ka siguruar dokumentacion që dëshmon se kreu i Komunës së Mitrovicës, në afat rekord, për më pak se tri vite është futur në listën e studentëve të diplomuar në këtë kolegj.
Kjo listë është publikuar edhe në faqen zyrtare të kolegjit, në të cilin askush nuk tregon ta ketë parë Bahtirin si student.
Zyrtarët e administratës, si në Prishtinë ashtu edhe të degës së “Biznesit” në Vushtrri nuk kanë pranuar të flasin.
Ai i Vushtrrisë është arsyetuar se është punësuar së voni në këtë institucion dhe se nuk ka informacione të mjaftueshme.
Ndërkaq, as vet Bahtiri nuk ka dashur të flas për lidhjet e tij me këtë kolegj.
I kontaktuar nga Gazeta, Bahtiri sapo ka dëgjuar për kolegjin nuk ka pranuar të jap sqarime.
“Nuk e kuptoj se për çka po flisni”, ka thënë shkurtë Bahtiri, derisa e ka mbyllur telefonin.
Në tetor të viti të kaluar, derisa Bahtiri ishte student në kolegjin “Biznesi”, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me të njëjtin kolegj, por tash si kryetar komune.
Përmes këtij memorandumi që palët janë marr vesh për bashkëpunim në fushën e kërkimeve shkencore, Bahtiri si kryetar komune ka favorizuar studentët e kolegjit “Biznesi”, për punë praktike në komunë.
Gazeta Fjala ka siguruar dokumente që dëshmojnë për lidhjet e afërta të Bahtirit me këtë institucion arsimor, shkruan Gazeta Fjala.
Memorandumi favorizon studentët e kolegjit “Biznesi”.
Ndërkohë në ueb faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës ekziston komunikata që tregon për memorandumin e nënshkruar mes Agim Bahtirit si kryetar i Mitrovicës dhe dekanit të kolegjit “Biznesi”, Shyqeri Kabashi.
Në këtë komunikatë që mban datën 6 tetor 2016 thuhet se memorandumi ka për qëllim që të përcaktoj fushëveprimin e bashkëpunimit të të dyja palëve për realizmin e interesave të dyanshme në fushën e njohurive kërkimore dhe shkencore.
“Me memorandum palët dakordohen që të bashkëpunojnë për kualifikimin e kuadrove të reja dhe njëkohësisht të japin ndihmë reciproke në këtë aspekt”, thuhet aty.
Më komunikatë thuhet se me memorandum komuna merr përsipër që studentët e Kolegjit “Biznesi”, të rajonit të Mitrovicës, të bëjnë punë praktike në institucionet e veta, ndërsa që Kolegji t’iu mundëson nxënësve të shkollave të mesme të larta vijimin e kurseve për përgatitjen e testit kombëtar.
“Përveç të tjerash, me memorandum komuna merr përsipër që studentët e Kolegjit “Biznesi”, të rajonit të Mitrovicës, të bëjnë punë praktike në institucionet e veta”, thuhet në komunikatë. /gazetafjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë