LAJMI I FUNDIT:

Bahtijari kërkon sqarim ose ndryshim të disa prej kushteve të lirimit me kusht

Bahtijari kërkon sqarim ose ndryshim të disa prej kushteve të lirimit me kusht

Ismet Bahtijari i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë që t’i sqarojnë ose ndryshojnë disa prej kushteve që pasuan nga modifikimi i dënimit të tyre.

Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, i cili tha se kushtet përfshinin aspektet e komunikimit me viktimën dhe të afërmit e tij, dëshmitarë ose viktima që janë në proceset e DhSK-së, si dhe aspekte që kanë të bëjnë me komentet.

“Në kërkesën e fundit, mbrojtja e Bahtijarit i kërkoi kryetares të sqaronte dhe/ose të ndryshonte kushtet specifike që:  “të mos kontaktojë ose komunikojë me viktimën 1 dhe të afërm të tjerë ”; “të mos kontaktojë apo komunikojë me dëshmitarë (të mundshëm) ose viktima para DHSK-së dhe ZPS-së;” dhe “të mos bëjë komente të dhunshme, frikësuese, kërcënuese ose shtrënguese ndaj ose rreth dëshmitarëve (të mundshëm) ose personave të tjerë që janë të rrezikuar për shkak të bashkëpunimit të tyre me DHSK-në, zyrtarëve të DHSK-së ose ZPS-së”, tha Doyle.


Ai tha se kjo kërkesë u hodh poshtë, pasi u theksua nga kryetarja e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova, që mbrojtësi i Bahtijarit nuk kërkon sqarim lidhur me kushtet e përcaktuara, por thjesht nuk pajtohet me llojin dhe kuadrin e tyre.

“Më 7 mars, Kryetarja e DHSK-së lëshoi vendimin me të cilin hodhi poshtë kërkesën duke theksuar se, “Mbrojtësja e z. Bahtijari nuk kërkon sqarim në lidhje me kushtet tashmë të përcaktuara qartë, por thjesht nuk pajtohet përgjithësisht me llojin dhe kuadrin e tyre, si dhe me rrjedhojat që kanë për nivelin e komunikimit të z. Bahtijari me personat e përmendur në Vendimin e Modifikimit”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kurse, në çështjen e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë, Doyle tregoi se është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes për të apeluar një vendim kornizë mbi trajtimin e informacionit konfidencial.

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar që të apelonte vendimin që ndalonte kontaktimin e cilitdo dëshmitar, viktimë apo person tjetër i cili është nxjerrë si informacion për mbrojtjen në ndonjërën prej çështjeve gjyqësore.

“Në vendim, gjykatësja e procedurës paraprake rikujtoi se vendimi origjinal “nuk e ndalon mbrojtësin e z. Thaçi që të kontaktojë ose komunikojë me dëshmitarët që i gjykon se janë relevantë për çështjen gjyqësore, e as nuk e ndalon mbrojtësin e z. Thaçi, në asnjë formë, të marrë udhëzime nga z. Thaçi ose të konsultohet me të lidhur me përgatitjen e mbrojtjes, për sa kohë që nuk ka kontakt personal midis z. Thaçi dhe personave në fjalë”, tha Doyle.

Doyle tregoi edhe për vendimin e Kushtetueses lidhur me kërkesën e Haxhi Shalës sa i takon paraburgimit të tij pas arrestimit në Kosovë, ku ai kishte pretenduar se i janë shkelur të drejtat themelore. Sipas vendimit, masa e shqiptuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk anashkaloi aspektet ligjore lidhur me themelesinë e paraburgimit të Shalës.

Doyle tregoi që për mbrojtjen e Shalës është hedhur poshtë një kërkesë ku kërkonin që të rishikohej një vendim i mëparshëm i administratores lidhur me nivelin e kompleksitetit të çështjes në bazë të të cilit llogaritet shuma për ndihmë juridike që mund të merret nga DhSK-ja.

Michael Doyle foli edhe për vizitën humanitare të Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij, duke shtuar që kjo është vizita e 13-të që DhSK-ja ua lejon të akuzuarve lirimin e përkohshëm për arsye humanitare në Kosovë.

Ndryshe, dy herë të tjera, Thaçit iu ishte refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij gjatë 2025-ës.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori