Bagdad, arrin në 281 numri i të vdekurve nga sulmi

Zyrtarët irakianë kanë ngritur përsëri shifrën për numrin e njerëzve të vrarë në shpërthimin vetëvrasës të së dielës në Bagdad.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri më tani, numri i të vdekurve ka arritur në 281 nga sulmi, në shënjestër të së cilit ishte një kompleks pazari në lagjen e banuar me mysliman shia.
Ky numër i të vdekurve, para dy ditëve ishte 250, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Grupi xhihadist Shteti Islamik ka thënë se ishte pas bombardimeve vdekjeprurëse.
Militantët e pushtuan pjesë të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor dy vjet më parë, por forcat qeveritare kanë rifituar pjesën më të madhe të territorit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































