Ekipi shqiptar Bad News Eagles së bashku me tri skuadra tjera janë të ftuar në turneun CCT South Europe Series 3, që shpërndan çmime në vlerë 50.000 dollarë.

Tetë skuadrave të kualifikuara do t’iu bashkohen edhe katër skuadrat e ftuara në garë për çmimin prej 50.000 dollarësh.


Të ftuara së bashku me ekipin Bad News Eagles janë edhe ekipet 500, Aurora dhe Copenhagen Flames.

332019359 217091264128160 2550811397807951364 n

Ndeshjet pritet të zhvillohen nga data 4-7 mars, kur edhe do të mësohet fituesi në ditën finale.

Fitues të sezonit të kaluar ishin skuadra Aurora të cilët mposhtën ekipin shqiptar Bad News Eagles në finale.

Ndeshjet e turneut do të transmetohen në platformën gjirafavideo me komentim në shqip. /Telegrafi/