Site icon Telegrafi

Bad News Eagles fitojnë bindshëm ndaj ekipit MASONIC

Ekipi shqiptar Bad News Eagles e nisën me fitore në turneun e CS:GO – Tunderpick World Championship Europe Series 1.

Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin MASONIC me rezultat bindës 2-0 me mapa.

Mapi i parë ‘Ancient’ përfundoi me rezultat 16-8, ndërsa mapi i dytë ‘Inferno’ përfundoi me rezultat 16-2.

Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por më i dalluari ishte Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 49 eliminime.

Tani Bad News Eagles kanë kaluar në raundin e 16 –të të këtij turneu, dhe do të përballen me fituesin nga ndeshja Alternate aTTax – HAVU.

Në këtë turne ekipi shqiptar është duke garuar për t’u kualifikuar në turneun kryesor që ndan çmime në vlerë 500.000 dollar. /Telegrafi/

Exit mobile version