Një baba i tre fëmijëve ka habitur të gjithë miqtë dhe familjarët me transformimin e trupit, pasi hoqi dorë nga ushqimi i yndyrshëm.

Jeremiah Peterson, 39-vjeç, nga Missoula, peshonte 127 kilogramë për faktin se vazhdimisht hante ushqim të shpejtë dhe konsumonte birra në orët e vonshme, transmeton Telegrafi.


1 434

Por, ai sot krenohet me vijat e tij trupore prej një atleti, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme se këtë transformim të pabesueshëm e arriti për vetëm gjashtë muaj.

2 158

Ai filloi të shtojë në peshë, pasi hoqi dorë nga ushtrimet dhe vazhdimisht konsumonte birra në orët e vonshme duke qëndruar para televizorit.

3 132

Por në momentin që i tha lamtumirë picave, ushqimit të shpejtë dhe iu nënshtrua dietave dhe hante në masë të madhe sallata, ndryshimet filluan të vërehen dukshëm.

4 111

Për të pasur sukses "misioni" i tij, ai ecte nga dy orë në ditë nëpër male dhe një orë tjetër bënte ushtrime në palestër. Dhe pasi filloi të dobësohet, ai dukej për 20 vite më i ri.

5 97

"Arrita të shndërrohem nga një baba me bardh të madh në një student me fizikus të përkryer", ka deklaruar Jeremiah, pronari i një dyqani.

6 73

"Që kur jam dobësuar gjithçka po duket më mirë, flokët dhe lëkura janë më të shëndosha, dhe tani mund të shihet pa ndonjë problem nofulla ime, pasi më parë ishte e mbuluar me 'tul'", ka shtuar ai. /Telegrafi/

7 66

8 56

9 55

10 47

11 44

12 34

13 33