LAJMI I FUNDIT:

Babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm: Djali është praktikues i fesë sikurse e gjithë familja, ne s’kemi dyshuar kurrgjë tek ai

Babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm: Djali është praktikues i fesë sikurse e gjithë familja, ne s’kemi dyshuar kurrgjë tek ai

Pesë të arrestuarit për terrorizëm kanë dalur para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.

Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.

Në një deklaratë para mediave, ka thënë se djali i tij, nuk punon askund dhe se merret me kultivimin e pulave.


“E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’me lejonë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje.

Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë
Lexo po ashtu Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë

Tutje ka treguar se djali i tij është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.

“Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua caktojë masën e paraburgimit të dyshuarve për terrorizëm A.GJ, E.S,N.S, M.B dhe SH.K

Sipas prokurorisë, A,GJ, E.G dhe N.S po dyshohen se kanë kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste”.

Kurse, M.B po dyshohet se ka kryer veprat penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, SH.K po dyshohet se ka kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, ndërmjetësimi dhe shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në kërkesën e prokurorisë  thuhet se ekziston frika se të pandehurit po të mbrohen në liri mund t’i qasen arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhen dhe në këtë mënyrë do të jenë të paqasshëm për drejtësinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori