Babai e rrah vajzën në Suharekë, e bën për spital

Një person është arrestuar pasi e ka sulmuar vajzën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:0, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































