Pas dhunës se ushtruar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prindërit e 3-vjeçarit morën përgjigjet e analizave të mjekësisë ligjore dhe të neurologjisë, të cilët vërtetuan atë që burrë e grua fatkeqësisht e dinin: djali ka pësuar trauma dhe çdo shenjë në trupin e tij, është falë dhunës së ushtruar sistematikisht.
Babai, i kurorëzuar si hero për aktin e tij të denoncimit dhe sensibilizimit, ndihet i pafuqishëm dhe i dëshpëruar. Nuk ka kohë t’i gëzohet as arrestimit dhe dënimit të pashmangshëm me burg të Anjeza Shabanit, sepse atij i duhet t’i japë një zgjidhje të birit. “Do të bëja gjithçka për tim bir. Do të jepja edhe jetën “ rrëfen ai për Anabel.al.
Vogëlushi, për të cilin Shabani deklaroi se ishte autik, në fakt ka lindur me një problem në të folur, por me shumë shpresa për t’u riparuar. “Kam shkuar kudo për atë djalë, në Itali, në Gjermani, çfarë kam fituar, çfarë kam, e kam shpenzuar për kurimin e tij” tregon babai, i cili prej një muaji ka ngelur i papunë, në pamundësi për të ndjekur njëherësh edhe investigimin në kopsht, edhe detyrimet në kompaninë ku ishte punësuar.
Pas diagonistikimit, prindërit vendosën që fëmija i tyre i vetëm të trajtohej nga një terapist. Nuk pyetën për shpenzimet edhe pse pagesës mujore të terapisë, do t’i shtoheshin pagesa e kopshtit dhe e transportit. Atëherë, të dy të punësuar me rroga mesatare, do të shpenzonin gati 1 milionë lekë të vjetra në muaj vetëm për vogëlushin.
“Nuk i kam llogaritur kurrë dhe as do t’i llogarisja lekët. Kemi shpenzuar, sepse ai është drita e syve tanë dhe ajo çfarë unë dhe gruaja ime duam, është vetëm që ai të jetë si gjithë fëmijët e tjerë.”
Me dëshirën e mirë për t’i krijuar të birit të gjitha kushtet optimale, ata “ngecën” tek kopshti “Diren” në kërkimin e tyre. “Më pëlqeu sepse i kishte kushtet shumë më të mira se kopshte të tjera që pamë vërdallë. Ishte pak larg nga shtëpia jonë, por fakti që ishte një biznes familjar, na ngrohu. Fillimisht ata na pritën shumë mirë dhe ishin shumë të dashur. Mendova se djali do të ndihej si në një familje të madhe” tregon babai.
Gjërat duket se po ecnin mirë me terapinë. Prindërit po i gëzoheshin faktit që djali kishte nisur të fliste. Por nuk zgjati shumë ky gëzim. Papritur ai ndalon së foluri. Jo vetëm kaq. Fëmija nis të acarohet, të qajë më shpesh dhe të kalojë netë të tëra pa gjumë duke ulëritur e duke i gjuajtur kokës, siç edhe u dëshmua në një video të transmetuar në emisioni “Stop” në TV Klan.
“Gjithçka çfarë investuam për përmirësimin e djalit, po na shkatërrohej. Shihnim shenja të çuditshme në trupin e tij, shkonim të ballafaqoheshim me administratoren, por ajo, gënjente në emër të Allahut e fëmijëve të saj” rrëfen ai.
Jo vetëm Anjeza Shabani gënjente. Edhe ish-edukatorja, Elona Turdiu, emri i së cilës po lakohet në media këto kohë pas dëshmive të dhunës, mundohej t’ua errësonte sytë. “Më zinte be për kokë të vajzës së saj, që ‘nuk ka gjë djali, ne e trajtojmë shumë mirë’” na rrëfen mamaja.
Tashmë historia doli në dritë dhe Shqipëria e pa me sytë e saj të vërtetën. Mediat u ngritën në mbrojtje dhe askush nuk u mendua dy herë për ta përcaktuar Shahinin si “monstër.” Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi duke thënë se do të kontrollohej ky kopsht dhe çdo kopsht tjetër që vepronte në mënyrë të paligjshme. Gjykata po bën punën e saj. Të gjithë u vunë në lëvizje 3 ditët e para të zhurmës, aq sa dukej se djali më në fund po jetonte një jetë të dytë. Por fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu. Në familjen e heronjve, ka rënë pesimizmi.
“Nuk e dimë ende se çfarë do të bëjmë. Djali është përkeqësuar, ai ka nevojë për një terapi më intensive, sepse po bën regres.”
Krahas mbështetjes shpirtërore të qindra mijëra shqiptarëve dhe dhuratave simbolike që u vinin në familje apo spital nga njerëz të panjohur, familja ka mbetur prapë e izoluar në shqetësimin e saj. Vetëm emisioni “Stop” këto ditë të nxehta vazhdon të mbulojë çështjen e kopshtit “Diren” dhe të rrëfejë histori të tjera dhune.
“Unë e di që im bir ka nevojë për trajtime të specializuara që kanë kosto. Por nuk kam lypur dhe as do të lypë ndonjëherë. Do të shisja edhe shtëpinë për tim bir, çdo gjë që kam fituar, i kam harxhuar vetëm për të. Thjesht, do të doja pak më shumë vëmendje nga institucionet, një mbështetje sado të vogël për terapinë. Sepse tashmë, nuk është thjesht çështje të folure. Tani ai duhet të trajtohet edhe për këtë traumë të jashtëzakonshme. Dhe të mos harrojmë, është vetëm 3-vjeç.” e mbyll babai.
Pas historisë, shumë psikologë i janë ofruar familjes për një vlerësim falas. Por vlerësimin tashmë prindërit e kanë të qartë. Ajo për çfarë ata kanë nevojë, është një trajtim i vazhdueshëm. Një trajtim që tashmë, nuk duhet të mbetet çështje familjare, por duhet të bëhet një çështje kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës