Baba Vanga kishte parashikuar tërmete tronditëse për 2025

Baba Vanga, e njohur gjithashtu si Vangeliya Pandeva Gushterova, ishte një psikike e verbër bullgare e njohur gjerësisht për fuqitë e saj të supozuara të njohjes.
Është vetëm prilli, që do të thotë se shumë mund të ndodhin ende në vitin 2025 - dhe për fat të keq për ne, duket se Vanga parashikoi disa gjëra që do t’i ndodhin botës këtë vit.
Sipas Daily Mail, edhe pse ajo ndërroi jetë në vitin 1996, bullgarja parashikoi ngjarje të mëdha botërore që u realizuan – duke përfshirë 11 shtatorin, vdekjen e Princeshës Diana dhe ngritjen e Kinës.
Dhe 2025 nuk u përjashtua nga parashikimet e frikshme të saj, përcjell Telegrafi.
Ajo parashikoi "se viti 2025 do të sillte tërmete tronditëse".
Ajo gjithashtu pohoi se rënia e njerëzimit do të fillojë në vitin 2025 – me përfundimin zyrtar të botës në vitin 5079.
Bëhet e ditur se më 28 mars, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Myanmarin, një vend në Azi dhe pjesë të Tajlandës – duke vrarë mijëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.
Numri i të vdekurve nga tërmeti që ka dridhur edhe Kinën dhe Tajlandën, ka shkuar mbi 3,000, pasi më shumë trupa janë nxjerrë nga rrënojat.
Tërmetet nuk u ndalën me kaq.
Së fundmi Papua Guina e Re u godit nga një tërmet 7.1, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për vendin e ishullit të Paqësorit. /Telegrafi/
















































