'Baba ghanoush' – havjari vegjetarian: Lyerje e shkëlqyeshme, e shëndetshme, e shijshme

Kjo gjellë e famshme të cilën disa e quajnë pastë hyjnore ka prejardhjen nga LibaniPërbërësit: - 2 patëllxhanë,- 3-4 lugë tahini,- 1 limon (lëng),- 3 thelpinj hudhre,- vaj ulliri,- fletë të freskëta mente,- kripë.
Nëse dëshironi shije të ndryshme, mund të shtoni: Mentë, temjan, jogurt, spec të kuq, piper, susam të pjekur, majdanoz, koriandër, spec djegës.
Përgatitja:
Patëllxhanët lani dhe fshini, pastaj i vendosni në tepsi, i shpërtheni me pirun në disa vende. Piqni në 200 gradë celsius 30-40 minuta.
Patëllxhanët e pjekur pritni përgjysmë, lini që të kullohet lëngu i cili është krijuar me rastin e pjekjes, thjesht mund t’i vendosni në rrjetë.
Me lugë lehtë mblidhni përmbajtjen e patëllxhanit të prerë, shtoni tahini, lëngun e limonit, hurdhën, kripën.
Të gjitha këto bashkoni mirë dhe në fund shtoni mentën e freskët të grirë imët dhe qitni vajin e ullirit.
Kënaquni! - transmeton Telegrafi.


















































