– Bab, a jam biri i një Heroi?
– Sot nuk ka rëndësi bir, unë i mbylla sytë përgjithmonë!
***
Ai u largua si çdo ditë, me vrapin që e shoqëronte çdo mëngjes. Më puthi në ballë, fort, fort. Më të qeshur më tha se e kisha lënë pa gjumë gjithë natën nga të qarat e mia, që tani dimë t’ u vendosim një emër. Më tha se do të kthehej dhe se gjithë darkën do të luanim bashkë. Nisa të qaja më shumë se çdo herë tjetër, kur ai mbyllte derën. Më tha të mos llastohem dhe se do të kishim gjithë fundjavën para. Do të më bënte xhiro, e madje do më merrte hopa gjithë ditën sipër qafës, ashtu siç mua më pëlqente. Askush nuk po e kuptonte pse unë nisa të qaja me ngashëri. Mami mendonte se ishte dhëmbi i radhës që po dilte (jam vetëm dy vjeç), ose një e ftohur më shkaktonte dhimbje barku. Asnjëra nga këto nuk ishte. Thjesht doja që ai të mos shkonte në punë atë ditë.
Por, një ditë mungesë në punë, përkthej në lekë më pak në fundin e muajit për familjen tonë. Me atë rrogë duhej të bliheshin pelenat e mia, vizitat e shpeshta te pediatri, ushqimet e muajit, ujë, drita dhe një xhiro në fundjavë që më bënte bashkë me Heroin, nga mëngjesi deri në darkë. Sa e doja atë ditë…
Heroi punonte me ndershmëri dhe dinjitet, nga mëngjesi në darkë. Shpeshherë oraret ishin të tejzgjatura dhe kur ai vinte në shtëpi, më gjente në gjumë. Po ashtu, ishin të rralla mëngjeset kur ai priste zgjimin tim. Përshëndetjen e parë, ia jepte kolegëve dhe urimin e fundit në darkë me “Natën e mirë”, e dëgjoja nëpër gjumë.
E ashtu me të qarat qurravitëse e përcolla Heroin tim, që brenda pak orëve të asaj të mërkure u bë Heroi i të gjithëve. Baba, ishte kudo atë ditë. Në çdo media shkruhej për të dhe pse shumë prej tyre, nuk saktësonin se ku kishte ndodhur ngjarja. “Vetëm tri kilometra larg nga qendra e Tiranës”, kështu nisin shkrimet. Prindërit e Heroit, prisnin me ankth një lajm, bashkëshortja e Heroit më përkëdhelte kokën dhe më thoshte: “Po vjen Baba”.
Tre ditë kërkime dhe ende nuk kishte dritë në fund të tunelit. Reagimet zyrtare ishin thuajse inekzistente. Përpjekjet për gjetjen e Heroit tim ishin minimale. Zjarrfikëset nuk kishin të gjitha mjetet për të shpëtuar Heroin, që shpëtoi 25 vetë. Në ndihmë të zjarrfikësve mbërriti dhe ekip i ushtrisë, por ishte vonë… Shpresat po digjeshin nën flakët e atij zjarri që e shkrumbuan përsëgjalli.
Tani, ai nuk e di nëse do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, nëse do ketë vizitë qeveritare në shtëpinë e tij modeste. Nëse do të ketë një fond të posaçëm për të siguruar të ardhurat mujore të familjes. Heroi im nuk e di nëse emri i tij do të shënohet në ndonjë rrugë. Po ashtu nuk e di nëse unë do të quhem biri i një Heroi. Por a ka më rëndësi? Ai i mbylli sytë përgjithmonë!
P.S. Ky shkrim i dedikohet Arjan Salës, 33-vjeçarit që humbi jetën pranë qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë, ku sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit. Ai la pas djalin dyvjeçar, bashkëshorten, prindërit dhe vëllanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe