LAJMI I FUNDIT:

Azilkërkuesi i vë zjarrin vetes në qendër të qytetit

Azilkërkuesi i vë zjarrin vetes në qendër të qytetit

Të mërkurën në Neuchatel një burrë i ka vënë zjarrin vetes në një shesh publik duke pësuar djegie të rëndë. Ndërhyrja e kalimtarëve ka bërë që ai të shpëtojë nga më e keqja, njofton agjencia zvicerane e lajmeve sda.

Policia Kantonale bën të ditur se personi që i ka vënë zjarrin vetes është një azilkërkues 35 vjeçar. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Neuchatelit, mirëpo për shkak të plagëve të rënda nga djegia është bartur pastaj me helikopter në një qendër të specializuar për trajtimin e djegieve, transmeton albinfo.ch. Ende nuk ka të dhëna lidhur me rrethanat dhe motivet që kanë sjellë te ky incident.