LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani do të mbaj kampionatin Evropian të eSports në video-lojërat Rocket League dhe Tekken 7

Azerbajxhani do të mbaj kampionatin Evropian të eSports në video-lojërat Rocket League dhe Tekken 7

Azerbajxhani do të jetë mikpritës i Kampionatit Evropian të eSports 2022 si pjesë e festivalit TEKNOFEST, në video-lojërat Rocket League dhe Tekken 7

Azerbajxhani do të pres Kampionatin Evropian të eSports-2022 si pjesë e festivalit ndërkombëtar të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë TEKNOFEST, ka thënë presidenti i federatës së sporteve kibernetike të Azerbajxhanit, Ramil Aliyev në një intervistë për Trend.

TEKNOFEST është një festival i cili mbahet çdo vit qysh nga viti 2018 me organizimin e përbashkët të fondacionit turk të ekipit të teknologjisë, i cili menaxhohet nga ministria turke e industrisë dhe teknologjisë, në partneritet me më shumë se 60 institucione qeveritare turke, universitete dhe kompani private.


Garat e kampionatit do të organizohen në dy disiplina, përkatësisht video-lojërat Rocket League dhe Tekken7.

Kampionati pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku, duke filluar me fazën kualifikuese në prill të 2022, dhe do të vazhdojë me garën kryesore duke filluar nga data 26 maj.

Te drejt pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Azerbajxhanit, të cilët janë në moshë më të madhe se 16 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori