Azerbajxhani e ka befasuar Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, pasi kanë barazuar 1-1.

Të parët ishin kroatët ata që kaluan në epërsi me anë të Luka Modricit që shënoi në minutën e 11-të nga pika e bardhë.


Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Kroacisë, derisa e dyta kishte një epilogë tjetër.

lo

Azerbajxhani arriti të konsolidohej më shumë në mbrojtje, duke tentua me anë të kundërsulmeve.

Vendasit ia arritën qëllimit të strategjisë së tyre, pasi në minutën e 72-të e barazuan rezultatin me anë të Tamkin Khalilzada.

Kroacia është lidere e Grupit E me dhjetë pikë të grumbulluara, të ndjekur pas nga Hungaria me nëntë, Uellis dhe Sllovakia me gjashtë dhe Azerbajxhani që e fitoi pikën e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app