Organizata joqeveritare “Avonet” në Ferizaj ka organizuar një përformancë para institucioneve të drejtësisë në këtë qytet. Kjo organizatë ka kritikuar institucionet e Policisë dhe Prokurorisë me arsyetimin se kanë dështuar me rastin tragjik që ka ndodhur me datën 11.11.2024, në qytetin e Ferizajt, ku janë sulumuar disa qytetarë, me crast kanë pësuar edhe lëndime të theksuara trupore. Sipas kësaj OJQ-je nga Policia e Kosovës janë informuar se kinse personi që dyshohet se ka kryer veprimin e sulmit është arrestuar brenda orës, mirëpo ndërkohë janë njoftuar se personi i arrestuar dje nuk ishte personi që me të vërtetë dyshohet se ka kryer veprimin në fjalë.
Kenan Gashi, drejtor në “Avonet” ka thënës është shqetësuese se organet e drejtësisë penguan aktivistët e organizatës për të shfaqur pakënaqësitë e tyre lidhur me rastin dhe dështimin e institucioneve.
“Megjithatë, kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të një thirrjeje urgjente për drejtësi dhe transparencë, e njëjta kishte për qëllim të ngriste shqetësimin lidhur me dështimet e institucioneve të rendit dhe drejtësisë në rastin tragjik të sulmit që ndodhi më 11 nëntor në Ferizaj, ku disa qytetarë pësuan lëndime të theksuara trupore. Në mënyrë të veçantë, performanca jonë synoi të shprehë shqetësimin për menaxhimin e pasaktë të hetimeve nga autoriteteve përgjegjëse. Pas arrestimit të një personi, i cili u identifikua si dyshuar për sulmin, më pas u shpall se ky individ nuk ishte i dyshuari i vërtetë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, ky veprim ka shkaktuar konfuzion dhe ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e një qytetari, i cili u ndje i cenuar nga një gabim i pafalshëm i institucioneve.
Sipas Gashit, organizata “Avonet” është e shqetësuar për ndikimin e këtyre gabimeve në besimin e qytetarëve në organet e rendit dhe drejtësisë.
“Kjo performancë është një thirrje për veprim konkret nga ana e institucioneve përgjegjëse për të siguruar se pasaktësitë e tilla nuk do të përsëriten dhe se të drejtat dhe dinjiteti i qytetarëve do të mbrohen me seriozitetin që meritojnë. Ne apelojmë për një hetim të shpejtë dhe të plotë, për përgjegjësi të qarta ndaj atyre që janë fajtorë për dështimin në këtë rast, dhe për garantimin e masave që do të parandalojnë të tilla incidente në të ardhmen. Vetëm kështu mund të restaurohet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në forcat e rendit”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, “Avonet” do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë rast dhe do të angazhohet për sigurimin e një sistemi të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, Telegrafi është në pritje të një përgjigjeje nga Policia ne Ferizaj, lidhur me ketë çështje.
Në anën tjetër, Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka thënë për Telegrafin se të hënën është arrestuar një person por më pas është liruar, pasi nuk ka qenë ai i dyshuari. “Sot gjatë ditës është arrestuar i dyshuari tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘”Vrasje e rëndë në tentativë’”, tha ajo.
Gjithashtu, Baftiu ka bërë të ditur se i dyshuari më herët ka qenë në burg, i dënuar për vrasje.
I dyshuari është me inicialet F.I, viti i lindjes 1962.
Ndryshe, viktimat e sulmit janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalin e Ferizajt.
Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pohuar se lajmi për therjen e qytetarëve është tronditës.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama