Avokatura Shtetërore e Kosovës ka trajtuar plot 11,000 raste gjatë vitit 2024, një rritje kjo e konsiderueshme krahasuar me vitin 2023.
Sipas statistikave të fundit, vlera totale e këtyre rasteve është afërsisht 24.9 milionë euro.
Gjatë vitit të kaluar (2023), numri i lëndëve të reja që janë pranuar ka qenë 4,407, ku sipas statistikave në këtë vit është rritur me mbi 100% numri i lendeve të reja.
Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për Telegrafin, Genc Nimoni, Këshilltar i Lartë dhe Shef i Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.
“Gjatë vitit 2024 janë trajtuar 11000 raste të reja, duke mos i përfshirë rastet që kanë qenë në proces të viteve të mëparshme. Si vlerë totale e përafërt është shuma prej 24,904,300.00 €. Ka pasur rritje të numrit të lëndëve të reja në krahasim me vitet e kaluara dhe më saktësisht gjatë vitit 2023 janë pranuar 4407 lëndë të reja, sipas statistikave në këtë vit ka rritje mbi 100% të numrit të lëndëve të reja”, u shpreh Nimoni.
Ai theksoi rëndësinë e rritjes së numrit të lëndëve dhe zbatimin e Ligjit të Ri për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore, Ndërmjetësim dhe Arbitrazh.
“Ne muajin janar 2024 ka hyrë në fuqi Ligji me nr. 08/L-227 Për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore, Ndërmjetësim dhe Arbitrazh, dhe është shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-157 për Avokaturën Shtetërore. Aktualisht janë të punësuar 12 avokatë shtetëror dhe në proces të rekrutimit janë tri pozita të reja”, tha Nimoni.
Në lidhje me pyetjet mbi të hyrat totale të mbledhura nga institucionet shtetërore dhe gjobat penale, Nimoni shpjegoi se Avokatura Shtetërore nuk mban të dhëna të tilla.
“Ne i përfaqësojmë institucionet shtetërore në procedura gjyqësore, por çdo institucion ka përgjegjësinë e vet për regjistrimin dhe menaxhimin e të hyrave të tij,” shtoi ai.
Avokatura Shtetërore, e cila vepron si një agjenci ekzekutive nën Ministrinë e Drejtësisë, ka për detyrë të përfaqësojë dhe mbrojë institucionet e administratës shtetërore dhe Republikën e Kosovës në procese gjyqësore, ndërmjetësim dhe arbitrazh, si dhe të ofrojë këshilla për organet shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës