LAJMI I FUNDIT:

Avokati Zwaan pranon se ka gënjyer në hetimet Trump-Rusi

Avokati Zwaan pranon se ka gënjyer në hetimet Trump-Rusi

Avokati Alex van der Zwaan ka pranuar se ka dhënë deklarata të rreme hetuesve nw hetimet ndwrmjet ekipit të fushatës zgjedhore të Donald Trump dhe Rusisë, shkruan Telegrafi.

Dokumentet e gjykatës akuzojnë Alex van der Zwaan, 33 vjeç, për të bërë deklarata të rreme kur janë pyetur për punën e tij për Ministrinë e Drejtësisë të Ukrainës.

Ai është personi i 19-të i akuzuar nga avokati special Robert Mueller, ku të premten e kaluar 13 rusë u akuzuan se kishin ngatërruar zgjedhjet e vitit 2016.


Ai është personi i gjashtë që pranon fajësinë apo është paditur nga ekipi i Muellerit.

Zwaan është akuzuar se ka gënjyer hetuesit lidhur me komunikimet që ka pasur me ish-ndihmësin e fushatës së Trumpit, Rick Gates.

Në kërkimet e Muellerit, ka shqetësime për punën e Zwaan në vitin 2012, në një kompani ligjore amerikane e cila ishte angazhuar nga ministria e Drejtësisë në Ukrainë, lidhur me gjykimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.

Akuzat nuk përmendin fushatën presidenciale të Trumpit, në të cilën kanë punuar edhe Gates edhe shefi i tij, Paul Manafort.

Mirëpo pranimi i fajësisë nga ana e van der Zwaan, mund të rrisë presionin për Gates dhe Manafort që të bashkëpunojnë me ekipin e Muellerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump

Amerika
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Botë
Pamje që tregojnë një tank ukrainas Leopard duke “nxjerrë nga loja” një kolonë automjetesh të blinduara ruse

Pamje që tregojnë një tank ukrainas Leopard duke “nxjerrë nga loja” një kolonë automjetesh të blinduara ruse

Botë
Shefi i NATO-s, Rutte: E dimë se çfarë dëshiron këtë dimër Putini

Shefi i NATO-s, Rutte: E dimë se çfarë dëshiron këtë dimër Putini

Evropa
Greqia në bisedime me Izraelin për të zhvilluar një “Kupolë të Hekurt” në vlerë 2 miliardë euro

Greqia në bisedime me Izraelin për të zhvilluar një “Kupolë të Hekurt” në vlerë 2 miliardë euro

Greqia
SHBA thotë se nuk do të kufizojë transferimin e armëve në Izrael

SHBA thotë se nuk do të kufizojë transferimin e armëve në Izrael "pas disa përmirësimeve të ndihmës për Gazën"

Botë
Kalo në kategori