Avokati i Popullit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vëzhguar për së afërmi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura dje, më 14 shkurt 2021, gjithmonë duke pasur parasysh se e drejta për të votuar është thelbësore për demokracinë e bazuar në vullnetin e popullit.
“Bazuar në parimet e monitorimit të pavarur dhe të paanshëm, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 43 punonjës të IAP-së, të cilët, të shpërndarë në ekipe lëvizëse (mobile), kanë vëzhguar procesin e votimit nga perspektiva e të drejtave dhe e lirive të njeriut në pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Nga ajo që është raportuar nga terreni, Avokati i Popullit konsideron se në tërësinë e vet, procesi zgjedhor është zhvilluar në një atmosferë të sigurt, i qetë, i lirë e demokratik”, thuhet në njoftim.
Avokati i Popullit thekson se pjekuria e qytetarëve në njërën anë, angazhimi maksimal të cilin KQZ-ja e ka treguar në tërësinë e vet në përgatitjet dhe në organizimin e këtyre zgjedhjeve, kanë shënuar moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe nivelin e demokracisë në vend.
“Prandaj, nga perspektiva e respektimit dhe e ushtrimit të kësaj të drejte politike, Avokati i Popullit shpreh konsideratën dhe vlerësimin e tij maksimal. Po ashtu, Avokati i Popullit vlerëson Policinë e Kosovës për mbështetjen profesionale që ka ofruar përgjatë gjithë ditës së zgjedhjeve nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke garantuar siguri dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.
Gjithsesi, duke e pasur parasysh vështirësinë që ka një proces zgjedhor, ka pasur segmente specifike nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut që kanë tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të Avokatit të Popullit”, thuhet më tej në njoftim.
Realizimi i zgjedhjeve në situatë pandemie ka imponuar kërkesa specifike përkitazi me masat anti-COVID. Mundësitë e zbatimit të distancës ndërmjet votuesve nuk kanë ekzistuar në secilën qendër votimi, në radhë të parë, por as ndërmjet administruesve të procesit. Ky problem është shfaqur veçmas në qendra të mëdha votimi (kryesisht në qytete), ku fluksi i votuesve ka qenë më i madh. Megjithatë ka pasur respektim sa i përket bartjes së maskave dhe përdorimit të dezinfektuesve.
Avokati i Popullit më tej shton se shumica e shkollave që shërbenin si qendra votimi nuk ofronin kushte të përshtatshme infrastrukturore (mungesa e pjerrinave, ashensorëve etj.) për personat me aftësi të kufizuara në të ecur dhe për personat e moshës së tretë. Të shumtën e herëve, vendvotimet ishin në katet e dyta apo në të treta dhe kjo ka paraqitur vështirësi në realizimin e së drejtës së tyre për të votuar. Ndërkaq, pothuajse të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të pajisura me fletëvotime me alfabet të Brajlit, për rastet kur votuesit mund të jenë persona të verbër.
“Po ashtu, bazuar në mandatin specifik që ka Avokati i Popullit, ka monitoruar për së afërmi institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, si: qendrat e paraburgimit, qendrat korrektuese dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. Vëzhguesit e IAP-së gjatë monitorimit kanë vërejtur se për shkak të bartjeve që kanë ndodhur me të (para)burgosurit, pasi janë dërguar të dhënat përkitazi me ata që kanë të drejtë vote, ka pasur raste kur persona të privuar nga liria nuk kanë pasur mundësi të votonin, sepse emri i tyre nuk ka qenë në listat e ekipit mobil, ndërkaq nuk janë verifikuar aty për aty edhe me listën e përgjithshme të votuesve.
Po ashtu, nën monitorimin e vëzhguesve nga IAP-ja ishin edhe shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, shtëpitë integruese në bashkësi, Qendra për Integrim dhe Rehabilitim të të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK). Në këto institucione, administrimi i votimit është bërë nga ekipet mobile të KQZ-së”, thuhet në njoftim.
Për më tepër, përkitazi me ecurinë e procesit elektoral në të gjitha fazat e tij, Avokati i Popullit do të dalë me raport më të detajuar dhe gjithëpërfshirës, përfshirë raportimet gjatë ditës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 14 shkurt 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja