Avokati i Popullit është thirrur nga Kuvendi i Kosovës për të paraqitur para deputetëve Raportin vjetor për gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për vitin kalendarik 2022.
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij që mungesa e shumë deputetëve në sallë kur duhej të trajtohej Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, mungesa e debatit lidhur me të gjeturat e Raportit dhe më pas thirrja për të votuar kundër, e përmbyllja e seancës sipas kësaj thirrjeje, “do të ngushtojnë hapësirën në raportimet për progresin e vendit në çështje të të drejtave të njeriut, ashtu siç veprime të tilla parlamentare, konsiderohen ndërhyrje dhe presion në punën e Institucioneve Nacionale të të Drejtave të Njeriut dhe qartazi shënojnë moment kur duhet bërë thirrje autoriteteve për reflektim e veprime të pjekura institucionale”.
Në njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, theksohet se përveç se kërkon vëmendje dhe sqarim situate, Avokati i Popullit e vlerëson të theksojë se raporti vjetor i përvitshëm i Avokatit të Popullit që i dorëzohet Parlamentit deri më 31 mars është obligim kushtetues dhe ligjor.
“Këtë obligim e ka përmbushur edhe për Raportin e vitit 2022, referimi i të cilit në Seancë plenare bëhet sipas agjendës së legjislativit dhe jo sipas kërkesës së Avokatit të Popullit. Për më tepër, përgjatë viteve, Avokati i Popullit ka bërë thirrje që Raportet vjetore respektive të merren parasysh menjëherë pas dorëzimit dhe të vihen për debat parlamentar në ndonjërën prej seancave në sesionet pranverore, gjë që nuk është marrë parasysh”.
Tutje në komunikatë thuhet se Avokati i Popullit vazhdueshëm është përpjekur të tërheq vëmendjen e deputetëve që qëllimi i paraqitjes së Raportit vjetor në Parlament, arrihet kur çështjet e ngritura aty dhe gjendja e të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend e respektimi i tyre nga autoritetet, bëhen objekt diskutimi e trajtimi nga Parlamenti, i cili e ka fuqinë dhe detyrën t’i shtyjë përpara rekomandimet e Avokatit të Popullit, duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga autoritetet publike, sa herë kjo të jetë e nevojshme.
“Vota PRO ose KUNDËR nuk e ndryshon, as e tjetërson realitetin dhe situatën me të drejtat dhe liritë e njeriut në vend. Edhe votimi Pro i Raporteve vjetore, pa debat parlamentar dhe pa veprime pasuese të legjislativit, që ndikojnë në respektimin e drejtave të qytetarëve të vendit, nuk ka asnjë kuptim. Mënyra se si u trajtua Raporti vjetor i Avokatit të Popullit në seancën e datës 23 maj 2024 e rikthen zëshëm shqetësimin lidhur me kuptueshmërinë që ka legjislativi për Institucionin e Avokatit të Popullit, mandatin që ushtron, pacenueshmërinë sa i përket vlerësimit të çështjeve që ngre në punën e tij të përditshme dhe në mënyrën se si vendos t’i trajtoj çështjet që i procedon, qofshin ankesa apo raste sipas detyrës zyrtare”, vijon njoftimi.
Situata e krijuar në seancën parlamentare të datës 23 maj 2024, “sinjalizon për shpërfillje të këtyre standardeve, ashtu siç minon sistemin e kontrollit dhe balancave institucionale dhe rolin që ka vetë Parlamenti”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe