LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit hap hetimet për rastin e gjashtë gylenistëve

Avokati i Popullit hap hetimet për rastin e gjashtë gylenistëve

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve tek autoritetet turke.

Përmes një njoftimi, ai ka treguar gjithë ecurinë e këtij veprimi deri kur është bërë arrestimi, dhe ka thënë se ky veprim i ndërmarrë nga autoritetet në Kosovë, është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.


Në deklaratë të Avokatit thuhet se janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen  dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme.

“Pas insistimit të pandërprerë të Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës (PK), respektivisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (DMH), sot, mnë ora 14:00, ka njoftuar se,  nga ana e DMH-së së PK-së, më 29 mars 2018, janë nxjerrë gjashtë Urdhra për largim me forcë të shtetasve në fjalë, nga territori i Republikës së Kosovës, për në Turqi. Lëshimi i këtyre Urdhër largimeve me forcë, është aplikuar duke u bazuar në Vendimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) të MPB-së, që mbajnë datën 23 mars , të përcjella tek DMH, më 28 mars . Sipas njoftimit të PK-së, shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars dhe  janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës.”, thuhet në deklaratën e Avokatit.

Avokati i Popullit, dje ka kontaktuar DSHAM-në në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar të dijë nëse personat në fjalë po mbahen në Qendrën e mbajtjes për të huajt, por është njoftuar se ata nuk janë dërguar aty.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, po nga i njëjti Departament, është pranuar njoftimi se ka pasur Vendime për revokimin e lejeqëndrimit të personave veç e veç dhe na janë përcjellë kopjet e këtyre Vendimeve.

:Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.

Sidoqoftë, në këtë fazë, Avokati i Popullit pohon që veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, saktëson qartë garancitë procedurale në lidhje me dëbimin e të huajve. Në kuptim të nenit 3, nenit 6, nenit 8 dhe nenit 13 të KEDNJ-së, ashtu siç edhe Parimit themelor të mos-kthimit (non-refoulement ) sipas Konventës për Refugjatë të vitit 1951, përgjegjësia bie tek autoritetet shtetërore kompetente lidhur me situatën e  krijuar. Mbi të gjitha, garancitë e nenit 3 (ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues) dhe nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt gjyqësor) të KEDNJ-së,  në shoqëritë demokratike, nuk mund të shfuqizohen (derogohen), as në rrethanat e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kalo në kategori