LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Limajt: Nuk janë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro

Avokati i Limajt: Nuk janë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro

Karim Khan, avokati i Fatmir Limajt dhe të tjerëve, i ka mohuar pretendimet e Prokurorisë për rastin në MTPT.

Khan ka thënë para Gjykatës se Limaj dhe të tjerët nuk i kanë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro.

Gjykimi i Limajt, detaje nga fjala përfundimtare e prokurorit
Lexo po ashtu Gjykimi i Limajt, detaje nga fjala përfundimtare e prokurorit

“Sot është edhe një ditë tjetër e rëndësishme për Limaj dhe të tjerët si dhe një ditë e rëndësishme në procesin gjyqësor të Republikës së Kosovës. Është një mundësi e mbrojtjes që ta shpjegojë para jush se të gjitha pretendimet që janë paraqitur nga Zyra e Prokurorisë janë plotësisht të pabaza”, ka thënë Khan.


Sipas tij, ky rast ka filluar nën dritat e medies, ka filluar me dramën e personave me rroba të zeza të cilët e kanë kontrolluar Ministrinë Civile, ka filluar me titujt e mëdhenj në të gjitha mediat me pretendimet e atëhershme se janë vjedhur 80 milionë euro.

Ekspertiza tregon se mesazhet e këshilltarit të Limajt ishin falsifikuar
Lexo po ashtu Ekspertiza tregon se mesazhet e këshilltarit të Limajt ishin falsifikuar

“Ky rast nuk i kalon shoshitjet. Nuk po themi se sot për herë të parë, ky ka qenë pozicioni i vazhdueshëm i mbrojtjes së Fatmir Limajt. Ky rast tashmë është transformuar duke nisur me 7 të akuzuar me pretendime në 12 pika në lidhje me MTPT, 4 të akuzuar janë lënë anash nga ky rast dhe gjysma e pikave janë zhdukur kur i kemi sfiduar ato para gjyqtares”, ka thënë Khan. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori