Avokati Koci për katër orë në paraburgim në Meksikë, shkak pasaporta e Kosovës

Udhëtimi i avokatit Arianit Koci në Meksikë është kthyer në makth për disa orë.
Avokati përmes një shënimi në Facebook ka treguar se i gjithë problem i ka ndodhur për shkak të pasaportës së Kosovës.
Ai thotë se për katër orë u mbajt në mbajtje me kriminelë të ndryshëm.
Megjithatë ai thotë se në fund arriti të del falë aftësive të tij dhe lidhjeve shoqërore, njofton Telegrafi.
Njoftimi i plotë i avokatit në FacebookNdalimi policor në Meksikë Për rreth katër orë në aeroportin e Meksikës, e provuam ndalimin policor për shkak të pasaportave të Kosovës. Me plasë! Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre. Prandaj, na ndaluan, na konfiskuan telefonat dhe filloi procedura e intervistimit të dytë, siç e quanin atje, me qëllim të krijimit të bazës ligjore për ekstradimin tanë nga Meksika. Pas rreth një ore, një zyrtareje meksikane më tha që do të dëbohemi, për shkak se Meksika nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën. Gjatë asaj kohë, zyrtarisht ishim të ndaluar. Në toalet mund të shkonim vetēm me përcjellje të policisë. Hapësira apo qendra e ndalimit për meshkuj, ishte katastrofale. Lloji me i keq i kriminelëve ishte aty. Në hapësirën ku qëndrova une shkurt, ishim rreth 25 veta. I vetmi i bardhë isha. Si shtetas i Kosovës, je tërësisht i pambrojtur juridikisht në Meksikë, dhe jo vetēm.




















































