LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: Gjeneral Selimi është tejet i dëshpëruar, do të vazhdoj ta mbroj

Avokati Gashi: Gjeneral Selimi është tejet i dëshpëruar, do të vazhdoj ta mbroj

Avokati mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, Tomë Gashi ka theksuar se gjeneral Selimi është tejet i dëshpëruar në sistemin e drejtësisë dhe tek persona të nivelit më të lartë të gjyqësorit.

“Gjeneral Sylejman Selimi është tejet i dëshpëruar në sistem dhe në persona, apo person të caktuar, për të cilët ai beson se janë duke bërë ndikim të madh në sistemin juridik të Kosovës, tek persona të nivelit më të lartë të gjyqësorit në Kosovë, që ta mbajnë sa më tepër që munden në vuajtje të dënimit pa vendim të plotfuqishëm gjyqësorë”, ka theksuar Gashi për KP.

Sylejman Selimi nga burgu: I gjithë procesi ka qenë i padrejtë, i njëanshëm dhe politik
Lexo po ashtu Sylejman Selimi nga burgu: I gjithë procesi ka qenë i padrejtë, i njëanshëm dhe politik

Ai po ashtu ka shtuar se Selimi është falënderues për punën e tij si avokat “dhe kjo është një kërkese për një kohë të caktuar të ndërprerjes së dërgimit të kërkesa tek Gjykata Supreme, deri sa të takohemi bashkë me gjeneral Selimin. Sigurisht që dëshpërimi është në sistem dhe në persona politike që haptas po ndikojnë që ai te mos lirohet dhe këtë gjeneral Selimi e ka potencuar disa herë në letrën e tije”.


Gashi ka pohuar se do të vazhdojë të punojë për të në një mënyrë, apo në mënyrë tjetër, “deri sa ai të lirohet nga rasti i montuar ndaj tij”.

Gjeneral Selimi për mes një letre, sot është shprehuri dëshpëruar ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, gjyqësorit dhe personave politik, që siç ka thënë ai përmes një procesi të montuar po e mbajnë në burg tani e katër vite pa fakte dhe pa të drejtë. Ai është shprehur se nga tani e tutje më nuk do të shfrytëzojë as të drejtën e mbrojtjes nga avokatët.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori