LAJMI I FUNDIT:

Avokati: Dëshmia e Aishe Haklajt më e plota për vrasjen e katër vëllezërve dhe 200 të tjerëve në Tropojë

Avokati: Dëshmia e Aishe Haklajt më e plota për vrasjen e katër vëllezërve dhe 200 të tjerëve në Tropojë

Avokati i familjes Haklaj  ka theksuar se SPAK ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 4 vëllezërve, gjithashtu theksoi se ka përgatitur dosjen dhe tashmë ka nisur me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të kësaj ngjarje.

Sipas tij e para që ka dëshmuar përsa i përket kësaj ngjarje është vetë motra e 4 të vrarëve Aishe Haklaj e cila është dhe personi që ka depozituar në SPAK kallëzimin në lidhje e akuzat ndaj Berishës dhe 15 të tjerëve.

Avokati Idajet Beqiri në ABC News Albania është shprehur se për SPAK dëshmia e Aishes ka qenë më e plota që është bërë për ngjarjen e vrasjeve të Tropojës me 200 të vrarë dhe koka e krimit është Sali Berisha që e la Tropojën me një plagë të thellë.


“Sipas nesh deri në fazën që ndodhen ne hetimi na duket serioz pasi nga 14 dhjetori, nuk kanë kaluar as katër muaj dhe ato kanë bërë një sërë hetimesh që masivisht janë mirë, pasi për cilësi nuk mund të flasim, dhe tashmë ka nisur dhe pyetja e dëshmitarëve. Një ndër dëshmitarët dhe kallzuesja e kësaj çështje është Aishe Hakjaj, është vetë ajo që i ka parë ngjarjet me sy, ka parë vrasjen e Fatmirit dhe të Halilit. Ajo në vendngjarje i ka parë autorët e krimit dhe ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë që i kanë parë vrasësit e vëllezërve të saj.

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj
Lexo po ashtu Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj

Ato kishin ndërtuar një sistem të tillë pyetjesh që ajo duhej të përgjigjej dhe pati kohën që të bënte ekspozenë. Për SPAK ka qenë dëshmia më e plotë që është bërë për ngjarjen e vrasjeve të Tropojës me 200 të vrarë dhe koka e krimit është Sali Berisha që e la Tropojën me një plagë të thellë. Një person që ka qenë në krye të shtetit nuk i ka besuar drejtësisë por që ka ndihmuar në hakmarrjen e kësaj familje.

SPAK është i detyrueshëm që ta zbardhë çështjen Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk janë të përgatitura ti përgjigjen reformës në drejtësi dhe krimit të organizuar dhe për rrjedhore, Berisha, Meta dhe të tjerë i kanë kthetrat shumë të forta që mund ti trembin prokurorët”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori