LAJMI I FUNDIT:

Avokati i babait të Albert Krasniqit thotë se gjendja emocionale e tij është e rëndë

Avokati i babait të Albert Krasniqit thotë se gjendja emocionale e tij është e rëndë

Babai i të ndjerit Albert Krasniqi, Skender Krasniqi sot ka dal para Gjykatës Themelore në Prishtinë në gjendje shumë të rëndë emocionale.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi në një prononcim për Telegrafin tha se gjendja emocionale e tij ishte shumë e rëndë, sa që sipas tij Krasniqi as të dhënat e tij personale nuk mundi t’i jap.

Sipas avokatit Krasniqi, kjo është një vrasje aksidentale, mirëpo siç tha ai kërkesa e prokurorit e cila është ‘përcaktimi  i paraburgimit’ nuk do të kundërshtohet nga pala mbrojtëse.


“Është kërkesa e prokurorit për caktim të paraburgimit që ne nuk e kemi kundërshtuar dhe presim vendimin e gjykatës. Keq ishte shumë, as shënimet personale nuk mundi ti jap. Është vrasje aksidentale”, ka thënë avokati Krasniqi.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij, i cili është biznesmeni i njohur Albert Krasniqi.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘Vrasje e rendë’. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori