LAJMI I FUNDIT:

Avokatët kërkojnë përfundimin e grevës në administratën gjyqësore

Avokatët kërkojnë përfundimin e grevës në administratën gjyqësore

Oda e Avokatëve të Maqedonisë (OAM) mbështet tentimet e Ministrisë së drejtësisë, Këshillit gjyqësor dhe SPOGJ-it, për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për grevën e administratës gjyqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke respektuar të drejtën ligjore për grevë, OAM-ja thekson se edhe avokatët vuajnë pasoja nga bllokimi i punëve në gjykata, prandaj janë të interesuar që greva të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur./Telegrafi/