AUV: Kopshti zoologjik-Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore

Kopshti zoologjik Shkup edhe pse ka konstatuar rastin e një kafshe të ngordhur më datë 14.10.2024, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore ku obligohen që çdo dyshim për sëmundje infektive ta paraqesin deri te veterineri kompetent konform nenit 50 të (Ligjit për shëndetësi veterinare nr.113/2007; nr.24/11; 136/11; 123/12;154/15 dhe 53/16), ku duke shkelur detyrimet ligjore, vetvetiu kanë dorëzuar ekzemplarë deri te Fakulteti i mjekësisë veterinare i cili është marrë në përpunim më 15.10.2024, theksojnë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV).
“Me datë 18.10.2024, fatkeqësisht morëm një konstatim që konfirmon praninë e virusit të influencës avijare – gripi i shpendëve, lloji H5N1 te një patë. Përkundër këtyre informacioneve përsëri në Kopshtin zoologjik Shkup, duke mos respektuar dispozitat ligjore nuk e ka njoftuar AUV-në sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, përkatësisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve nr. 161/2016, gjegjësisht çdo prezencë apo dyshim për gripin e shpendëve raportohet menjëherë, pra në kohën më të shkurtër të mundshme në AUV”, thuhet në komunikatë.
Me qëllim për t’i demantuar plotësisht informacionet nga portalet e ndryshme, komentet dhe informimin e drejtë ndaj opinionit, shtohet në komunikatë, qartë theksojmë se veprimtarinë veterinare me interes publik në territorin e Republikës së Maqedonisë e kryen Shërbimi veterinar shtetëror në bashkëpunim me organet dhe institucionet e tjera, nëpërmjet Agjencisë, drejtorit dhe laboratorit referues i cili punon për nevojat e Agjencisë në bazë të marrëveshjes.
Më datë 19.10.2024, veterinari kompetent nga AUV së bashku me personin e autorizuar nga u.d drejtori Oliver Milanov kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kopshtin zoologjik në Shkup.
“Njëherësh në Kopshtin zoologjik Shkup, veterinari kompetent ka shqiptuar ndalesë për hyrjen e vizitorëve, ndalesë për qasje në pellgun ku është gjetur shpendi i ngordhur me përjashtim të tre punonjësve që me pajisje mbrojtëse bëjnë mbytjen e shpendëve. Pastaj, bëhet marrja, paketimi dhe dërgimi i mostrave për analizë laboratorike konform me protokollin diagnostikues të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve. Pastrim dhe dezinfektim i hapësirës përreth pellgut në të cilin lëviz ky lloj i shpendëve. Ndalesë e lëvizjes së shpendëve brenda dhe jashtë fermës. Shërbimi veterinar kompetent obligohet që të bëjë paraqitjen e ndryshimit të masave të biosigurisë së shepndëve deri te veterineri kompetent dhe të zbatojë masat e biosigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve”, ka thënë në AUV.
Poashtu, theksohet në komunikatë, veterineri kompetent gjatë kryerjes së detyrës mund të kërkojë ndihmë nga personi i autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Fatkeqësisht është kërkuar ndihmë për shkak të pranisë së një personi i cili është paraqitur si punonjës i administratës së qytetit dhe i njëjti ka penguar punën e shërbimeve të inspektimit për të cilin MPB ka proceverbal. Megjithatë, duhet të falënderojmë punonjësit e KZ Shkup të cilët dhanë mbështetjen e plotë dhe morën pjesë aktive në zbatimin e masave”, thonë nga AUV.
Shtohet se AUV punon në shërbim të qytetarëve dhe do të angazhohemi, siç pohojnë “që të vendosen standardet e shoqërisë sonë në nivelin më të lartë, Kopshti zoologjik Shkup është një nga vendet më të vizituara nga vizitorët më të vegjël, ndërsa fëmijët dhe shëndeti i tyre janë në fokus të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë”.
Qëllimi i vetëm dhe primar i AUV-së, thuhet mes tjerash në komunikatë është të ofrojë kujdes të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve dhe kujdesit të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që barten nga kafshët dhe ushqimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës