LAJMI I FUNDIT:

Autostradën “Arbën Xhaferi” Thaçi e quan dhuratë për qytetarët

Autostradën “Arbën Xhaferi” Thaçi e quan dhuratë për qytetarët

Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt u bë hapja e nyjave lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që përshkon rreth 20 km në drejtin të Kaçanikut.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai në ceremoninë e hapjes së nyjave lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush me autostradën “Arbën Xhaferi”, ka uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë sepse është shumë e rëndësishme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përurimin e një pjese të autostradës, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se atdheu ynë është shembull i infrastrukturës jo vetëm në regjion, por edhe në Bashkimin Evropian.

“Republika e Kosovës ndoshta është vendi i cili është duke i ndërtuar të gjitha këtë infrastrukturë moderne, duke u shndërruar në vend lider në regjion pa pasur deficit buxhetor dhe në të njëjtën kohë të gjitha duke i ndërtuar nga buxheti i Republikës së Kosovës…. këto investime në infrastrukturë janë bazamenti i transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës“, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori