LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Arbën Xhaferi përurohet në fund të majit, në ceremoni marrin pjesë kryeministrat e rajonit

Autostrada Arbën Xhaferi përurohet në fund të majit, në ceremoni marrin pjesë kryeministrat e rajonit
Foto: Ilustrim

Autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj në ora 11:00. Kështu e ka njoftuar kabinetin qeveritar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e Qeverisë.

Për projektin e kësaj autostrade, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ishte mjaft i vështirë, por e konsideroi atë si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.

“E kemi caktuar edhe datën, janë të informuar institucionet e vendit, edhe presidenti edhe kryeparlamentari, Parlamenti. Kam informuar edhe kryeministrat fqinjë, kryeministrin Zaev, kryeministrin Rama, kryeministrin Markoviq, nëse eventualisht kanë kohë të na bashkohen. Urojmë Kosovës përmbylljen e këtij projekti me rëndësim, është një përmbyllje e një projekti boll të vështirë, por një vepër infrastrukturore ndër më të mirat që ekzistojnë në Ballkan”, tha ai.


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se është një projekt gjigant dhe se është kryer një punë e shkëlqyer.

“Më 29 maj, në orën 11.00, bëhet përurimi i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ që ka ndikim në zhvillimin ekonomik në sektorin privat dhe lidhjen e korridoreve. Atë ditë duhet të gëzohemi çdo qytetar, është bërë një punë e shkëlqyer, një projekt gjigant”, tha Lekaj.  /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori